Sateliti fotografon zonat e përmbytura në Shqipëri, aktivizohet procedura urgjente

Shqipëria

Sateliti fotografon zonat e përmbytura në Shqipëri, aktivizohet procedura urgjente

Më: 19 mars 2018 Në ora: 08:25
Sateliti

IGJEUM ka nxjerrë pamjet e vëzhgimit satelitor të zonave të përmbytura në Shqipëri.Situata paraqitet e rëndë në zonën e Shkodrës. 

Kjo është e mundur vetëm pasi institucionet e një vendi, në rastin tonë, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile aktivizojnë Procedurën Urgjente të vëzhgimeve satelitore për zonat e përmbytura.

Kjo do të thotë që sateliti pozicionohet mbi zonën e përmbytur për aq kohë sa të mbarojë fotografimi i plotë. Harta e bashkuar e përmbytjeve është rikrijuar nga IGJEUM.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat