Nard Ndoka zbulon pse është arrestuar kryebashkiaku i Lezhës dhe i lutet Zotit që ta mbrojë opozitën nga coptimi

Shqipëria

Nard Ndoka zbulon pse është arrestuar kryebashkiaku i Lezhës dhe i lutet Zotit që ta mbrojë opozitën nga coptimi

Më: 19 mars 2018 Në ora: 14:04
Nard Ndoka

Nard Ndoka ka zbuluar arsyen se pse është arrestuar kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj.

Edhe pse ende nuk kemi një vendim gjyqësor apo hetimet e përfunduara të Prokurorisë, Ndoka duke se ka “investiguar” vullnetarisht çështjen.

Sipas tij, Edi Rama ka si qëllim primat ta gjunjëzojë Frrokajn dhe ka një strategji ogurzezë.

Më tej, ai ka edhe një lutje ndaj Zotit që ta mbrojë opozitën e cila po shkërmoqet disa-ditës nga lëvizjet masive të këshilltarëve të saj në bashkitë e disa qyteteve.

“Qeveria braktis dhe shantazhon Bashkitë që drejtohen nga opozita!

Shkodra është totalisht e përmbytur nga uji.

Reshjet dhe keqmenaxhimi i kaskatës së Drinit kanë krijuar një situatë tej mase emergjente!

Kryeministri hesht, ministrat sulmojnë Bashkinë, banorët dhe pronat e tyre në mëshirë të fatit!

Sondazhet e nxjerrin rilindjen sërish të humbur në Shkodër e Lezhë, ndaj kryeministri ka hartuar një strategji ogurzezë: të godasë Shkodrën me indiferencë e varfëri dhe të gjunjëzojë kryetarin e Bashkisë Lezhë me pranga dhe presion politik ndaj çdo zëri opozitar!

Zot na ruaj nga kjo racë e keqe!,” nënvizon Ndoka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat