Vijojnë ndryshimet në kupolën e Policisë së Shtetit. Sipas burimeve, mësohet se është ndryshuar kreu departamentit të Policisë Kriminale, sektor që heton ngjarjet e rënda në të gjithë vendin.
Idajet Faskaj i cili deri më tani e mbante këtë pozicion është larguar.
Në vend të tij është emëruar Eduart Merkaj, i cili ka mbajtur detyrën e drejtorit të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave.