Negociatat me Greqinë/ Presidenti Meta autorizon Ditmir Bushatin për plotfuqishmërinë...

Shqipëria

Negociatat me Greqinë/ Presidenti Meta autorizon Ditmir Bushatin për plotfuqishmërinë...

Më: 19 mars 2018 Në ora: 19:33
Presidenti Ilir Meta dhe Ditmir Bushati

Presidenti Ilir Meta i dha sot plotfuqishmërinë ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, lidhur me negociatat me Greqinë, për përcaktimin e kufirit detar mes dy vendeve.

“Në mbështetje të nenit 92 gërma “ë”, nenit 116, nenit 121 pika 1, nenit 132 të Kushtetutës; Vendimit nr.15, datë 15.04.2010 të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së  Shqipërisë; Nenit 6 pika 3, shkronja “a” të ligjit nr. 43/2016 “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, në vijim të kërkesës të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme autorizoi sot Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, të lëshojë Plotfuqinë për Grupin Negociator të Republikës së Shqipërisë për negocimin e “Projektmarrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për kufizimin e zonave të tyre detare”, thuhet në një njoftim zyrtar.

Presidenti Meta u kërkon Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, institucioneve shtetërore shqiptare, të përfshira në këto negociata dhe Grupit Negociator, të përmbushin përgjegjësitë e tyre në respekt të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit nr.15, datë 15.04.2010 të Gjykatës Kushtetuese, akteve ndërkombëtare ku Republika e Shqipërisë është palë, kuadrit të brendshëm ligjor, në interes të ruajtjes dhe ushtrimit të sovranitetit territorial dhe juridiksionit kombëtar dhe të garantimit të sigurisë, dobisë ekonomike e sociale të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat