Arrestimi kryebashkiakut të Lezhës, Kryemadhi: Show politik!

Shqipëria

Arrestimi kryebashkiakut të Lezhës, Kryemadhi: Show politik!

Më: 19 mars 2018 Në ora: 21:52
Monika Kryemadhi

Për kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhin, arrestimi i kreut të Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, ishte një show politik.

E ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Real Story, Kryemadhi thotë se arrestimi i një kryebashkiake pa pasur më parë një vendim gjykata, nuk është as më pak e as më shumë sesa sulm politik.

Për kryetaren e LSI-së, nëse ka zyrtarë që kanë abuzuar me detyrën dhe duhet të arrestohen janë ish-kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi, dhe kryetari i Bashkisë së Fierit Armando Subashi.

‘Arrestimet në Lezhë më shumë ishte një shoë politik, ose një kërbaç ndaj lezhjanëve për tu përgatitur për zgjedhjet lokale. Historia e mafies së tokave në Lezhë është një histori e vjetër. Pasi nuk ka të bëjë vetëm me tjetërsimin e pronës, por dhe me legalizimet apo dhe me pallatet.

Unë doja ta theksoja se kanë ndaluar edhe familjarë të të ndaluarve, edhe për të dëgjuar një version të tyre. Pasi sot për fat të keq mediat shqiptare janë përballë presionit të pushtetit. Arrestimet e bujshme janë kthyer tani si propagandë.

Unë nuk dua të bëj rolin e prokurores, por mendoj se është shumë shpejt për të arritur në përfundime të tilla, po të jetë për tu arrestuar duhet arrestuar edhe kryetari i bashkisë së Fierit, i cili tjetërsoi tokën për inceneratorin. Kemi rastin e tjetërsimit të pronave në Kavajë, ku u arrestuan persona të pafajshëm dhe jo ish-kryetari i bashkisë’, tha Kryemadhi.

Kreu i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj bashkë me disa zyrtarë të kësaj bashkie u vunë në pranga tre ditë më parë nga policia, pas akuzave për tjetërsim pronash në Lezhë.

Por ditën e sotme, Gjykata e Lezhës vendosi lirimin e tyre, dhe caktimin e masës ‘arrest shtëpie’ për shumicën prej të arrestuarve, mes tyre edhe për kreun e Bashkisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat