Meta dha autorizimin për paktin me Greqinë, zbulohet ‘fati’ i ‘spiunit’ Meçollari në negociata

Shqipëria

Më: 20 mars 2018 Në ora: 09:27
Meta-Bushati-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka firmosur dje dhënien e autorizimit për Ministrin e Europës dhe Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, i cili mund të vijojë me miratimin e Plotfuqisë për grupit negociator për marrëveshjen e shumëdebatuar të detit me shtetin e Greqisë.

Mësohet se pjesë e grupit negociator do të vazhdojë të qëndrojë eksperti i detit, koloneli Artur Meçollari, për të cilin opozita ka ngritur akuza se është “spiun” i agjenturave të vendeve jo të NATO-s.

Burime të “Panorama” pranë Presidentit dhe Qeverisë, bënë të ditur se kreu i shtetit bëri verifikimet për të gjithë anëtarët e grupit negociator, veçanërisht për emrin e Artur Meçollarit.

Burimet per “Panorama” pohuan se nga procesi i verifikimit dhe informacionet që u morën nga institucionet e inteligjencës së vendit, u arrit në konkluzionin se Artur Meçollari mund të vazhdojë të jetë pjesë e grupit negociator dhe se nuk ka prova për akuzat e ngritura nga politika ndaj tij. Por në grupin negociator do të jetë një emër i ri, që do të ulet në tryezën e bisedimeve më palën greke.

Mësohet se grupit negociator i është shtuar emri i profesor, doktor, Ksenofon Krisafit, i cili do të jetë përfaqësuesi i Presidentit në këto negociata. Krisafi është figurë e njohur, ish-diplomat dhe këshilltar në institucionet më të larta shtetërore. Ai është ekspert i së Drejtës Ndërkombëtare dhe ka qenë pjesë e grupit negociator mes Shqipërisë dhe Italisë, ku u finalizua marrëveshja e ndarjes së detit.

Duket se më këtë lëvizje Presidenti Meta do të jetë i informuar dhe do të ndjekë hap pas hapi zhvillimin e negociatave shumë delikate mes Shqipërisë dhe Greqisë, ku veç ndarjes se detit do të diskutohet dhe për ndarjen e Zonës Ekskluzive Ekonomike.

Dje, kreu i shtetit ka njoftuar vendimin e tij, por në të njëjtën kohë i ka bërë thirrje Ministrisë për Europën dhe Punëve të Jashtme dhe të gjitha institucioneve të përfshira në këto negociata, që të zbatojnë përgjegjësitë e tyre në respekt të Kushtetutës dhe të mbrojnë interesat e vendit.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, i kërkon Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, institucioneve shtetërore shqiptare, të përfshira në këto negociata dhe grupit negociator, të përmbushin përgjegjësitë e tyre në respekt të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit nr.15, datë 15.04.2010 të Gjykatës Kushtetuese, akteve ndërkombëtare ku Republika e Shqipërisë është palë, kuadrit të brendshëm ligjor, në interes të ruajtjes dhe ushtrimit të sovranitetit territorial dhe juridiksionit kombëtar dhe të garantimit të sigurisë, dobisë ekonomike e sociale të vendit”, thekson njoftimi i Presidentit.

Emrat e negociatorëve që do të ndajnë detin

Grupi negociator i Shqipërisë, që do të ulet në një tryezë me ekspertët grekë për të finalizuar marrëveshjen e detit, do të përbëhet nga 13 anëtarë. Veç 12 anëtarëve të përzgjedhur nga ministri i Jashtëm, në këtë grup është shtuar dhe përfaqësuesi i Presidentit të Republikës. Ai është profesor, doktor Ksenofon Kristafi. Ish-diplomat dhe me një karrierë të rëndësishme në institucionet e vendit, profesor Kristafi është ekspert i së Drejtës Ndërkombëtarë dhe pjesë e grupit negociator për ndarjen e detit mes Shqipërisë dhe Italisë.

Ndërkohë, në krye të grupit negociator do të jetë një përfaqësues i Ministrisë së Jashtme dhe një nga Ministria e Mbrojtjes, Armand Skapi, nga Drejtoria e Traktateve në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme dhe major Ylber Dogjani, gjeneral, komandant i Flotës Detare. Po ashtu, në listën e negociatorëve ka qëndruar Artur Meçollari, ekspert i detit, emri i të cilit turbulloi jo pak ujërat e  Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka firmosur dje dhënien e autorizimit për Ministrin e Europës dhe Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, i cili mund të vijojë me miratimin e Plotfuqisë për grupit negociator për marrëveshjen e shumëdebatuar të detit me shtetin e Greqisë.

Mësohet se pjesë e grupit negociator do të vazhdojë të qëndrojë eksperti i detit, koloneli Artur Meçollari, për të cilin opozita ka ngritur akuza se është “spiun” i agjenturave të vendeve jo të NATO-s.

Burime të “Panorama” pranë Presidentit dhe Qeverisë, bënë të ditur se kreu i shtetit bëri verifikimet për të gjithë anëtarët e grupit negociator, veçanërisht për emrin e Artur Meçollarit.

Burimet per “Panorama” pohuan se nga procesi i verifikimit dhe informacionet që u morën nga institucionet e inteligjencës së vendit, u arrit në konkluzionin se Artur Meçollari mund të vazhdojë të jetë pjesë e grupit negociator dhe se nuk ka prova për akuzat e ngritura nga politika ndaj tij. Por në grupin negociator do të jetë një emër i ri, që do të ulet në tryezën e bisedimeve më palën greke.

Mësohet se grupit negociator i është shtuar emri i profesor, doktor, Ksenofon Krisafit, i cili do të jetë përfaqësuesi i Presidentit në këto negociata. Krisafi është figurë e njohur, ish-diplomat dhe këshilltar në institucionet më të larta shtetërore. Ai është ekspert i së Drejtës Ndërkombëtare dhe ka qenë pjesë e grupit negociator mes Shqipërisë dhe Italisë, ku u finalizua marrëveshja e ndarjes së detit.

Duket se më këtë lëvizje Presidenti Meta do të jetë i informuar dhe do të ndjekë hap pas hapi zhvillimin e negociatave shumë delikate mes Shqipërisë dhe Greqisë, ku veç ndarjes se detit do të diskutohet dhe për ndarjen e Zonës Ekskluzive Ekonomike.

Dje, kreu i shtetit ka njoftuar vendimin e tij, por në të njëjtën kohë i ka bërë thirrje Ministrisë për Europën dhe Punëve të Jashtme dhe të gjitha institucioneve të përfshira në këto negociata, që të zbatojnë përgjegjësitë e tyre në respekt të Kushtetutës dhe të mbrojnë interesat e vendit.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, i kërkon Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, institucioneve shtetërore shqiptare, të përfshira në këto negociata dhe grupit negociator, të përmbushin përgjegjësitë e tyre në respekt të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit nr.15, datë 15.04.2010 të Gjykatës Kushtetuese, akteve ndërkombëtare ku Republika e Shqipërisë është palë, kuadrit të brendshëm ligjor, në interes të ruajtjes dhe ushtrimit të sovranitetit territorial dhe juridiksionit kombëtar dhe të garantimit të sigurisë, dobisë ekonomike e sociale të vendit”, thekson njoftimi i Presidentit.

Emrat e negociatorëve që do të ndajnë detin

Grupi negociator i Shqipërisë, që do të ulet në një tryezë me ekspertët grekë për të finalizuar marrëveshjen e detit, do të përbëhet nga 13 anëtarë. Veç 12 anëtarëve të përzgjedhur nga ministri i Jashtëm, në këtë grup është shtuar dhe përfaqësuesi i Presidentit të Republikës. Ai është profesor, doktor Ksenofon Kristafi. Ish-diplomat dhe me një karrierë të rëndësishme në institucionet e vendit, profesor Kristafi është ekspert i së Drejtës Ndërkombëtarë dhe pjesë e grupit negociator për ndarjen e detit mes Shqipërisë dhe Italisë.

Ndërkohë, në krye të grupit negociator do të jetë një përfaqësues i Ministrisë së Jashtme dhe një nga Ministria e Mbrojtjes, Armand Skapi, nga Drejtoria e Traktateve në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme dhe major Ylber Dogjani, gjeneral, komandant i Flotës Detare. Po ashtu, në listën e negociatorëve ka qëndruar Artur Meçollari, ekspert i detit, emri i të cilit turbulloi jo pak ujërat e politikës.

Në grupin e ekspertëve bën pjesë dhe Arsen Mullai, shef shtabi i Forcës Detare, por dhe Viktor Doda, drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar. Nga Ministria e Brendshme, grupi negociator ka Aida Hajna, zv/drejtoreshë e Policisë së Shtetit, ndërsa nga burimet natyrore, Ardjan Bylykun, drejtori i AKBN-së. Edhe Ministria e Drejtësisë do të përfaqësohet në grupin negociator me Elira Kokonën, sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë.

Por dhe institutet nuk janë lënë jashtë. Ferdi Hyraj nga Instituti i Gjeografisë, Luan Përzhita, Instituti i Arkeologjisë, dhe Lorenc Çela, drejtor i Institutit të Gjeohapësirës, janë tre anëtarë të grupit negociator. Pjesë e këtij grupi është dhe Qirjako Qirko, ambasador në Londër, ishsekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme.

Qirko është në këtë grup sepse nën detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme që në 2013, ka qenë personi i kontaktit që është marrë me Ministrinë e Jashtme greke për të përcaktuar parimet e bisedimeve politike, për një marrëveshje të re mes palëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat