Rama takon Hahn: Vlerësim për ecurinë e vetting-ut

Shqipëria

Rama takon Hahn: Vlerësim për ecurinë e vetting-ut

Më: 20 mars 2018 Në ora: 10:59
Kryeministri Edi Rama ne takim me komisionerin e BE-së, Johannes Hahn

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me komisionerin e BE-së, Johannes Hahn.

Ai shkruan se nga BE është vlerësuar pozitivisht ecuria e procesit të vettingut.

“Me Komisionerin Hahn në vigjilje të Raportit të Komisionit Europian të 17 prillit, ku presim rekomandimin për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE.

Një takim shumë pozitiv, ku u bë bilanci i progresit të qëndrueshëm në adresimin e prioriteteve kyçe të integrimit dhe u theksua ecuria e procesit të Vetingut - që këtë javë hyn në fazën vendimtare të zbatimit, me fillimin e dëgjesave publike të gjykatësve e prokurorëve të nivelit të lartë përpara komisionit të shkallës së parë”, shkruan Rama.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat