Petrit Lumaj thotë se mund të kishte qenë ambasadori i Trump në Shqipëri

Shqipëria

Petrit Lumaj thotë se mund të kishte qenë ambasadori i Trump në Shqipëri

Më: 20 mars 2018 Në ora: 11:03
Peter Lumaj,

West Hartford – Kandidati republikan për guvernator Peter Lumaj, i cili shkoi në SHBA si refugjat prej sistemit komunist rreth 30 vjet më parë, tha të hënën në mbrëmje se ai kishte refuzuar një ofertë nga administrata e Trump për t’u rikthyer në Shqipëri si ambasador. Kështo njofton ctmirror, citon Syri.net.

“M’ua afrua një punë që të isha ambasadori i radhës në Shqipëri për të përfaqësuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” tha Lumaj para Komitetit republikan të qytetit. “Nuk e pranova, sepse mendoj se mund t’i shërbej shtetit më mirë se jashtë shtetit”.

Ai nuk tha  se kur iu propozua nga administrata e Trump, e cila ka qenë e avashtë në plotësimin e posteve diplomatike.

Lumaj nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve rreth kësaj oferte, duke thënë se duhej të largohej për një tjetër prezantim të fushatës. Ai ka qenë haptazi në mbështetje të presidentit. Lumaj është një avokat i emigracionit, që vepron në Nju Jork.

Ambasadori i tanishëm i Shqipërisë në Tiranë është Donald Trump, një diplomat karriere, iu shty mandati në dhjetor 2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat