Rudy Giuliani: Do t'i propozoj presidentit Trump të vizitojë Shqipërinë

Shqipëria

Rudy Giuliani: Do t'i propozoj presidentit Trump të vizitojë Shqipërinë

Më: 20 mars 2018 Në ora: 12:08
Rudolph Giuliani

Rudolph Giuliani, ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut dhe këshilltar personal i presidentit amerikan Donald Trump, ka deklaruar sot në Tiranë se do t'i propozojë presidentit Trump të vizitojë Shqipërinë.

Deklarata e tij u bë gjatë takimit me me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçin.

Giuliani e falënderoi atë për pritjen e ngrohtë.

Duke vlerësuar virtytet dhe arritjet e popullit shqiptar këto vite në Shqipëri, por edhe kontributin shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në qytetin e Nju Jork-ut dhe ka vlerësuar në mënyrë të veçantë kontributin e Shqipërisë në kuadër të NATO-s për sigurinë dhe stabilitetin në botë.

Ai u shpreh se SHBA shikojnë tek vendi ynë një partner të qëndrueshëm dhe një kontribuues real në koalicionin kundër terrorizmit për ruajtjen e paqes dhe të sigurisë në rajon e më gjerë.

Duke konstatuar disa prej zhvillimeve pozitive të vendit, Giuliani u shpreh i gatshëm për inkurajimin dhe një vëmendje më të madhe të sipërmarrjeve amerikane për potencialet ekonomike që ofron Shqipëria.

Ai vuri në dukje se vizitat e ndërsjella të niveleve të larta, por edhe të përfaqësuesve të botës së biznesit, do të ishin një kontribut konkret në këtë drejtim, duke bërë me dije se ai do t’i propozojë Presidentit Trump të vizitojë Shqipërinë për të parë nga hapat e mëdhenj që ka bërë vendi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat