Nga Çlirim Gjata tek Theodhori Sollaku, ja kush janë 20 kandidatët për Gjykatën Kushtetuese

Shqipëria

Nga Çlirim Gjata tek Theodhori Sollaku, ja kush janë 20 kandidatët për Gjykatën Kushtetuese

Më: 20 mars 2018 Në ora: 12:23
Gjykata Kushtetuse

Publikohen emrat e 20 kandidatëve që kanë shprehur interes për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese. Emrat e kandidatëve janë të njohur në sistemin e drejtësisë, janë dërguar në Kuvend, ndërsa afati i fundit i dorëzimit të dokumentacionit ishte 15 marsi.

Kandidaturat janë të vlefshme për një vend vakant në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa në listë janë emra të njohur për publikun si ai i Çlirim Gjatës, Denar Bibës, Theodhori Sollakut, Gëzim Allaraj, Sinan Tafaj, Shpresa Beçaj etj. Me herët edhe presidenca kishte shpallur dy vakanca për në Gjykatën Kushtetuese.
Gjykatës Kushtetuese i mungojnë 4 anëtarë nga 9 që duhet të ketë gjithsej, duke e vendosur këtë institucion kyç në një ngërç.
Gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese mund të zgjidhet shtetasi shqiptar që përmbush këto kushte:

-Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
-të ketë mbaruar arsimin e lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë;
-të mos ketë ushtruar funksione politike në administratën publike dhe të mos ketë mbajtur pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 viteve të fundit nga data e kandidimit;
-të mos jetë në procedim penal dhe të mos jetë dënuar me burgim për kryerjen e një vepre penale;
-të mos jetë larguar nga detyra për shkaqe disiplinore dhe të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
-të ketë kaluar me sukses procesin e kontrollit dhe verifikimit të pasurisë së tij personale dhe të familjarëve të tij, sipas ligjit.
-Kandidati që përmbush kushtet e parashikuara më sipër, duhet të plotësojë edhe këto kritere:
-të ketë përvojë pune jo më pak se 15 vjet si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor ose lektor i së drejtës, jurist i nivelit të lartë në administratën publike;
-të ketë një veprimtari të njohur në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose sfera të tjera të së drejtës;
-të jetë vlerësuar për aftësitë profesionale dhe integritetin etik e moral.

Plotësimi i kritereve të mësipërme vlerësohet në bazë të:

-Vjetërsisë në profesion;
-përvojës së veçantë të kandidatit në një fushë të caktuar të së drejtës, ose këshilltar ligjor i Gjykatës Kushtetuese a Gjykatës së Lartë;
-kualifikimeve pasuniversitare dhe trajnimeve në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose në një fushë tjetër të së drejtës;
-treguesve shkencorë, ku përfshihen botimet dhe artikujt shkencorë në fushën juridike;
-ecurisë gjatë kryerjes së arsimit të lartë juridik, me një mesatare notash jo më pak se 8 ose të barasvlershme me të, nëse -arsimi i lartë është përfunduar jashtë vendit ose vlerësimit përfundimtar në Shkollën e Magjistraturës;
-informacioneve të marra nga institucione të tjera publike.

Lista e kandidatëve bashkë me dokumentacionin përkatës për secilin kandidat do t’i përcillet Këshillit të Emërimeve në Drejtësi


Lista:
Anila Kristani
Arta Vorpsi
Besnik Muçi
Çlirim Gjata
Dashamir Kore
Dedë Kasneci
Denar Biba
Elsa Toska
Gëzim Allaraj
Ilir Kadiu
Ilir Panda
Irena Nino
Kostandin Kasanxhi
Kristaq Traja
Rexhep Bekteshi
Sinan Tafaj
Sokol Hasani
Shpresa Beçaj
Theodhor Sollaku
Valbona Bala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat