Ilir Meta flet mbi negociatat me Greqinë

Shqipëria

Ilir Meta flet mbi negociatat me Greqinë

Më: 20 mars 2018 Në ora: 13:04

Presidenti Ilir Meta ka folur për mediat një ditë pas dhënies së autorizimit për ministrin Bushati për përmbylljen e negociatave me Greqinë për çështjen e detit.

Në prononcimin e dhënë kreu i shtetit tha se deri më tani është realizuar një bashkëpunim i dobishëm mes palëve.

“Jemi në një proces solid nga pikëpamja kushtetuese”, u shpreh Meta.

Prononcimi për median i Presidentit Meta

President, lidhur me plotfuqishmërinë, ajo që u vu re në njoftimin për shtyp ishte fakti që Ju i kërkoni Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Kjo tregon që në informacionin e ardhur nuk është, le të themi, plotësisht i zbatuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese, apo është një parantezë që Ju i bëni që të jenë të kujdesshëm?

Presidenti Meta: Besoj se tashmë kemi realizuar një bashkëpunim mjaft konstruktiv dhe të dobishëm për të patur një proces solid nga pikëpamja kushtetuese, por edhe tekniko-ligjore për negociata sa më të suksesshme për një marrëveshje të drejtë me Greqinë.

A i përmbushi të gjitha kërkesat Tuaja Ministri Bushati?

Presidenti Meta: Unë besoj se është bërë një punë mjaft e konsiderueshme dhe jemi në një proces tashmë, do të thoja, mjaft solid nga pikëpamja kushtetuese, por dhe tekniko-ligjore.

U shtua një tjetër negociator. Nuk i përmbushte ai grup pritshmëritë? Duhet të ishte që në fillim, sipas Jush, pjesë e stafit?

Presidenti Meta: Ka qenë një propozim shumë pozitiv edhe mjaft i mirëpritur dhe nga ana ime për arsye sepse është një personalitet në fushën e të drejtës ndërkombëtare, por dhe me mjaft eksperiencë për raste te tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat