Skandal, në QSUT mungojnë epruvetat për analiza

Shqipëria

Skandal, në QSUT mungojnë epruvetat për analiza

Më: 20 mars 2018 Në ora: 15:37
Qendra Spitalore Universitare ''Nene Tereza''

Deputeti i PD-së, Bardh Spahia ka denoncuar mungesën e epruvetave për analizat në laboratorët e analizave mjekësore.

Sipas tij privatizimi i bërë nga qeveria aktuale i laboratorëve të analizave mjekësore është një dështim i madh.

“Mjekët të shqetësuar për jetën e pacientëve ankohen për situatën e dëshpëruar në të cilën janë të detyruar t’u shërbejnë këtyre pacientëve. Në laboratorët e QSUT mungojnë prej ditësh epruvetat për analiza. Nuk bëhet fjalë për ndonjë qendër shëndetësore të vogël në ndonjë fshat të vendit por për laboratorin me të madh ku çdo ditë përplasen qindra të sëmurë në nevojë.

Dhe kjo ndodh ndërkohë që ka hyrë në zbatim dhënia me koncesion e laboratorëve ku nga 18 që duhej të funksiononin janë hapur vetëm 3. Në një kohë kur nga 1 milion euro në vit që paguante shteti për sistemin e laboratorëve sot i detyrohet privatit 8 milionë euro. Të nderuar miq. Në shëndetësinë e rilindur ministrat ndërrohen, vetëm vjedhja dhe papërgjegjshmëria nuk ndryshon”, shkruan Spahia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat