Rama ne PE: Shqipëria nuk po kërkon ndonjë dhuratë, as favor, çeljen e negociotave e meritojmë - Bota Sot
Rama ne PE: Shqipëria nuk po kërkon ndonjë dhuratë, as favor, çeljen e negociotave e meritojmë

Shqipëria

E shtunë, 21 prill 2018

Rama ne PE: Shqipëria nuk po kërkon ndonjë dhuratë, as favor, çeljen e negociotave e meritojmë

Më: 20 mars 2018 Në ora: 15:48
Edi Rama

“Shqipëria nuk po kërkon ndonjë dhuratë, as një lloj favori që nuk e meriton, po kërkojmë thjesht celjen e negociatave sepse e meritojmë, kemi bërë një nga një cdo që që është shkruar në fletoren e detyrave tona të shtëpisë dhe e kemi bërë sipas rregullave”.

Kështu është shprehur sot në sallën e Parlamentit Europian kryeministri Edi Rama i cili tha se çelja e negociatave me Shqipërinë “nuk është celja e ndonjë problemi të ri, por celja e një procvesi që do e bëjë Evropën më të fortë. Pra o do të jemi Evropë, ose në një situatë ku të tjerët do jenë shqetësim për vetë Evropën”.

“Jam i sigurt që për shumë nga njerëzit në këtë sallë që e njohin historinë tonë e të gjitha përpjekjet që janë bërë nga vendi në vitet e kaluara, nuk është e vështirë të kuptohet se pse është me kaq rëndësi të hyjmë në këtë fazë e për të tjerë është me rëndëi të dijnë dhe sa përpjekje e po ashtu nëpërmjet sa shumë vështirësish kemi kaluar për të mbërritur në këtë moment dhe do të nënvizoja nga fjala e presidentit atë cfarë hera herës e marrim të mirëqenë që ka të bëjë me situatën aktuale në Ballkan.
Qysh prej 2014 kemi një ndryshim mjaft thelbësor që është vullenti i përbashkët për të punuar drejt një të ardhme më të mirë për të bashkëpunuar dhe për ta sjellë të gjithë rajonin në një nivel tjetër kuptimi reciprok e respekti të ndërsjelltë.

Ne dhe askush tjetër në këtë ndërtesë a këtë qytet s’duhet të harrojë se ajo që është arritur është një arritje e madhe dhe është e rëndësishme të mbrohet e të forcohet që të sigurohemi që e ardhmja nuk do të na kthejë fantzmat e të shkuarës.

S’kemi as naivë e të paduruar por thejsht e dimë cfarë do të thotë lufta. Për ne s’është e lehtë se e shkuara jonë s’ishte aspak bujare dhe procesi i shtetndërtimit për të gjitha vendet në rajon është një proces i ri, procesi është aq i rëndësishëm në mos më i rendesishmi se sa vetë anëtarësimi se i mban të gjithë bashkë për një qëllim të përbashkët.

T’ju them një hollësi që thotë shumë, ne ndryshuam kushtetutën tonë dhe kemi të vetmen kusthetutë në botë ku një OMN është një fuqi ksuhetutese që sigurohet që refiorma jonë në drejtësi është reale dhe procesi i rivlerësimit të cdo prokurori e gjyqtari është real.

E besojmë fort që na duhet për breznitë e ardhshme një sistem drejtësie i mirëfilltë i drejtë i ndërshëm funksnional, se ne duam dëshpërimisht që ky integrim të ecë përpara dhe përfundimisht të ndodhë”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test