Kreu i grupit të LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar ditën e sotme lidhur me vlerësimin e FMN-së për ekonominë shqiptare, ku i bëhej thirrje qeverisë që të ndalonte projektet e Partneritetit Publik Privatë pasi mbartin shumë risqe fiskale.
Përmes një statusi në profilin e tij në ‘Facebook’, Vasili thotë se qeveria është bërë njësh me oligarkët dhe prandaj nuk dëgjon këshillat e FMN-së.
Po ashtu, kreu i grupit të LSI-së, FMN është përsëri e qartë në lidhje me përfshirjen në TVSH të bizneseve me xhiro mbi 2 milionë lekë, prandaj këshillon se administrata do të shpërqendrohet, në vend të fokusohet të ndërmarrjet e mëdha dhe ka rrezik të ulen të ardhurat, ndaj nuk ishim dakord që në fillim.
Por, sipas Vasilit, duke qenë se qeveria shqiptare me në krye Edi Ramën, ka hallin e oligarkëve dhe jo të qytetarëve, nuk e dëgjon këshillën e FMN.
Reagimi i Vasilit:
Qeveria behet njesh me oligarket dhe del hapur kunder FMN.
FMN eshte shume e qarte kur thote te ndalen koncesionet.
Por qeveria e shnderruar ne bisht te oligarkeve nuk i ndalon koncesionet edhe kur ja thote prere FMN.
FMN eshte perseri e qarte në lidhje me përfshirjen në TVSH të bizneseve me xhiro mbi 2 milionë lekë, FMN këshillon se “administrata do të shpërqendrohet, në vend të fokusohet të ndërmarrjet e mëdha dhe ka rrezik të ulen të ardhurat, ndaj nuk ishim dakord që në fillim”.
Qeveria e bere njesh me oligarket me te cilet ka bere gati koncesionin per mbledhjen e TVSH as qe pyet as per FMN dhe as per mijera bisnese qe mbyllen e mijera njerez, qe mbeten pa buke.
Oligarket dhe qeveria trashen dhe vegjelia thahet.
Shqiptaret jane pa drejtim.