Kolonel Pashaj: Sa det na mori Greqia në vitin 2009

Shqipëria

Kolonel Pashaj: Sa det na mori Greqia në vitin 2009

Më: 20 mars 2018 Në ora: 18:36
Myslim Pashaj

Njeriu që denoncoi marrëveshjen e Detit me Greqinë në vitin 2009, Kolonel Myslim Pashaj i ftuar në "45 minuta"  në Report Tv ka rrëfyer si mësoi se Greqia i kishte marrë një sipërfaqe të konsiderueshme Shqipërisë nga ajo marrëveshje.

Sipas tij, ka qenë meritë e medias që marrëveshja mes dy vendeve u rinegociua. "Duhet të jemi të kënaqur, të gëzuar që po rinegociohet. Ky nuk është një problem personal, por një kauzë që u zbulua rastësisht". "Greqia kishte marr ujërat tona. Ky ishte përfytyrimi që më ra mua në mendje, pra pikën treshe ta kenë të tre një lloj... Më pas u detyrova t'i futem studimit sepse nuk e njihja ligjin e detit. Dhe emisionin e parë e kam bërë me ju...", tha Pashaj.

Sa det i mori Greqia Shqipërisë?
Koloneli i 'Detit' bën edhe përllogaritjet sesa det i mori Greqia Shqipërisë në vitin 2009. "Ne kishim 139 km vijë bregdetare, ndërsa Greqia në arqipelagun e Korfuzit kishte vetëm 86 km dhe kur iu ndanë Shqipërisë i kishte rënë për një 1 km vijë tokësore, ishin 10 km ujë, ndërsa Greqisë për një 1 km tokë, i kishte rënë 17.9 km2 vijë bregdetare. Dhe përgjigja ishte e tmerrshme, nuk e kemi bërë matjen".

Z.Pashaj, çfarë iu ngacmoi se diçka po gatuhej në mënyrë të zezë për Shqipërinë?
Rastësia shpesh herë shkon te domosdoshmëria. Përfytyrimet njerëzore, mendjes, filozofia njerëzore, dëshira që ka ai të çon diku. Kjo marrëveshje e gatuar gjeti një dorë ku ra dhe ishte dora e mediave shqiptare. Një gazetar, miku juaj që s'e kishte idenë, por kishte marrë vesh se atë dite ishtë firmosur, kishte kërkuar tekstin e marrëveshjes dhe mori listën e koordinatave. Këtë listë koordinatash e kam parë për herë të parë nga ai. Kisha një lap top me vete dhe kam hedhur pikën 150 që është e fundit e hedhur grafikisht dhe kjo binte në mesin e Otrantos.

Ishte e pamundur që vija e mesme detare të vinte në pikën e mesit në ngushticën e Otrantos, e cila i takon Italisë dhe Shqipërisë, mesi i saj na takon të dyve, si ishte e mjundur që një shtet i tretë që posedon arkipelag të ishujve të Korfuzit, që të vinte deri këtu. Greqia kishte marr ujërat tona. Ky ishte përfytyrimi që më ra mua në mendje, pra pikën treshe ta kenë të tre një lloj... Më pas u detyrova t'i futem studimit sepse nuk e njihja ligjin e detit. Dhe emisionin e parë e kam bërë me ju...

Ky është një gabim i qëllimshëm, apo naivitet...?
S'po merrem me investigimin, jam një intelektual në fushën e gjeografisë ushtarake që më ra në dorë kjo marrëveshje dhe jam ndjerë keq, si çdo shqiptar. Por ne ramë edhe në konflikt me njëri-tjetrin, pjesa e opozitës mbron marrëveshjen që ka rënë, e mbron edhe sot. Në brendësi të asaj marrëveshje Shqipëria kishte humbur. 

Sa kishte humbur Shqipëria në këtë marrëveshje?
Këtë pyetje ma ka bërë edhe Sali Berisha ku janë 354 km2. Ishte Gjykata Kushtetuese që përmbysi atë marrëveshje dhe ajo natë ka qenë e paharruar për ne. Një nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese bëri pyetjen, a e keni përë testin e përpjestueshmërisë që ligji i detit ua thotë të dy palëve, që brigjet tuaja kanë fituar aq det sa iu takon apo jo, pra duhen matur gjatësia e brigjeve shqiptare dhe atyre të arqipelagut. Dhe, ne kishim 139 km vijë bregdetare, ndërsa Greqia në arqipelagun e Korfuzit kishte vetëm 86 km dhe kur iu ndanë Shqipërisë i kishte rënë për një 1 km vijë tokësore, ishin 10 km ujë, ndërsa Greqisë për një 1 km tokë, i kishte rënë 17.9 km2 vijë bregdetare. Dhe përgjigja ishte e tmerrshme, nuk e kemi bërë matjen. 

Si i cilësoni akuzat ndaj një prej negociatorëve, Artur Meçollari?
Z.Meçollari, është një oficer i lartë. Ka edhe një përvojë sepse vetë është marrë me studimin historik dhe hidrografik të incidentit të Korfuzit, e shoh si njeri të formuar. Ka bërë një studim, një botim për Korfuzin, është një njeri që ka vlera dhe më tej nuk di asgjë tjetër. 

Është një garanci ky grup negociatorësh?
Rëndësi ka që kjo punë filloi, për kauzën e madhe, nuk është kauza jonë, por është kauza e vërtetësisë. Këto bisedime fulluan, është gëzimi i madh që unë ndjej sot. Sepse ne i kemi të domosdoshme marrëdhëniet fqinjësore për Shqipërinë, por duhet të them edhe një të vërtetë të madhe, që çështejn e  Detit e kemi hapur ne vetë, jemi ne fajtorë, dhe ata thonë nëse ju nuk dini të luftoni, ne nuk kemi faj. Jam i sigurt që ekipi negociator ka tashmë një përvojë të madhe. Secili person negociator, ka pas institucionin e tij. Unë ende i bëj llogaritë me hartat greke, akoma nuk kam një hartë detare shqiptare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat