Ish-ministri zbulon pse qeveria nuk shpall gjendjen e emergjencës në Shkodër

Shqipëria

Ish-ministri zbulon pse qeveria nuk shpall gjendjen e emergjencës në Shkodër

Më: 20 mars 2018 Në ora: 22:37
Edmond Panariti

I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur” në News24, ish ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti tha se qeveria duhet të shpallë gjendjen e emergjencës për përmbytjet në Shkodër.

Ai tha se qeveria ka fobi shpalljen e emergjencës sepse më pas është e detyruar për të kërkuar fonde shtesë për të dëmshpërblyer të përmbyturit.

“Unë mendoj se duhet të shpallet Gjendja e Emergjencës në Shkodër dhe nuk e kuptoj fobinë e qeverisë për të bërë një gjë të tillë, por mendoj se kjo ka të bëjë me çështjen e fondeve shtesë. Por në të tilla raste i drejtohesh BE për të përfituar fonde. 

Qeveria nuk e shpall sepse je i detyruar më pas për masa shtesë për t’ju ardhur në ndihëm banorëve. Mendoj se duhet të shpallet gjendja e emergjencës që të kërkohet më pas për fondet. Nëse pret të hapet koha për këto raste kërcënohet jeta e njerëzve”- tha Panariti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat