Burg përjetë për autorët e vrasjes së efektivit të RENEA-s, tension në gjykatë

Shqipëria

Burg përjetë për autorët e vrasjes së efektivit të RENEA-s, tension në gjykatë

Më: 21 mars 2018 Në ora: 17:50

Albion Aliko, pas verifikimit të provave të Prokurorisë, u shpall fajtor për vrasjen e vitit 2015, në Lazarat.

Burg përjetë u dha edhe për për Bajram Bocin.

Seanca e ditës së sotme ndaj 11 personave, u zhvillua mes tensionit dhe pretendimit të familjarëve, se të afërmit e tyre nuk kanë lidhje me ngjarjen.

Ndërkohë vendimet e gjykatës janë këto: 

Albion Aliko-burgim përjetshëm

Bajram Boci-përjetë

Alban Aliko-20 vite burg

Elvis Boci -35 vite burg

Elson Kasma-18 vite burg

Xhulio Malo-10 vjet burg

Klodian Selimi-13 vjet burg

Oltion Proko-9 vite burg

Dervish Gaba-15 vite burg

Luan Hija-15 vite burg

Iljaz Xhaferri-15 vite burg.

Image
Albion Aliko
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat