Kosova voton Demarkacionin me Malin e Zi, Basha: Akt thelbësor në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë

Shqipëria

Kosova voton Demarkacionin me Malin e Zi, Basha: Akt thelbësor në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë

Më: 21 mars 2018 Në ora: 19:39
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përshëndetur votimin sot në parlamentin e Kosovës për ligjin e Demarkacionit me Malin e Zi.

Në një reagim zyrtar, Basha e ka konsideruar këtë një akt thelbësor në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe stabilitetit në rajon.

Reagimi

Pershendes votimin e sotem nga Kuvendi i Kosovës te ligjit te Demarkacionit me Republikën e Malit te Zi. Ky akt eshte nje kontribut thelbesor ne marrëdhëniet e fqinjësisë se mire dhe stabilitetit ne rajon.

Partia Demokratike fuqimisht beson se ky akt është një hap i sigurte i Kosovës drejt proceseve integruese. Ky votim eshte nje lajm i mire per Kosoven dhe miqte e saj.

Partia Demokratike si ne cdo ore te historise se saj mbeshtet me ndjenje vellazerore dhe ne respekt te institucioneve te Kosoves cdo hap drejt integrimit euro-atlantik, konsolidimit te shtetit dhe mireqenies se popullit te Republikes se Kosoves.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat