A ka ndikim rus në Shqipëri dhe cila është fuqia e Rusisë? Ja përgjigjia e Rudi Xhuliani

Shqipëria

A ka ndikim rus në Shqipëri dhe cila është fuqia e Rusisë? Ja përgjigjia e Rudi Xhuliani

Më: 21 mars 2018 Në ora: 22:25
Rudi Xhuliani dhe Donald Trump

Rudi Xhuliani ka komentuar raportet mes SHBA dhe Rusisë, si dhe shtrirjen e influencës ruse. Në emisionin Opinion, Xhuliani  tha se Rusia është një fuqi po aq false sa ishte gjatë kohës së Bashkimit Sovjetik. Ne i mbivlerësojmë ata. “Mendoj se është mirë ta mbivlerësosh armikun. Më mirë sesa ta nënvlerësosh atë. Por ndonjëherë kur e bën këtë mund të bësh ndonjë gabim. Unë mendoj se ata janë një vend i fortë por nuk janë asgjë në krahasim me Kinën. Kina është një vend i fortë. Një vend më i pasur. Ndërsa ne jemi 2 apo 3 herë më të fuqishëm ekonomikisht se Kina dhe gati 8 herë më të fuqishëm ushtarakisht”, theksoi ai.

Z. Giuliani, një nga problemet më të mëdha të Europës dhe mendoj edhe i Shteteve të Bashkuara është Presidenti Putin i Rusisë. Ai është bërë qendra e vëmendjes së mediave, sepse fitoi një mandat të katërt si President i Rusisë. Ka media që thonë se ai është njeriu më i pushtetshëm në botë për momentin. Cilat janë marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Putinit? Dhe cili ishte gabimi që bënë Shtetet e Bashkuara që çuan në krijimin e pushtetit te Putinit?

Mirë, ja gabimi. Gabimin duhet ta kërkojmë në dëshirën e presidentit Obama. Nuk më kujtohet ekzaktësisht. Ndodhi kur Medvedevi dhe Putini pak a shumë vendosën se Putini do ishte ai që do drejtonte. Dhe Hilari Klinton shkoi në Moskë, mendoj. Mendoj se ishte në Moskë. Dhe ajo e rifilloi marrëdhënien me Rusinë. Ata kishin një buton të madh rifillimi. Ishte një shaka. Dhe ja çfarë ndodhi. Ne larguam diçka që ishte shumë e rëndësishme për politikën tonë të jashtme, që ishte filluar nga presidenti Ronald Regan. Dhe kjo është, mbrojtja bërthamore e Republikës Çeke dhe Polonisë. Dy aleatë të fortë të cilët ne i dhuruam. Unë shkova të pyes sekretarin Gejts, Sekretarin e Shtetit në atë kohë, i cili dha dorëheqjen meqë ra fjala. Unë e pyeta atë, çfarë morëm ne? Çfarë morën amerikanët për atë që i dhanë Rusisë? Ishtë diçka e madhe dhe ne nuk morëm asgjë. Unë mendoj se Putini e pa këtë dhe tha, “Unë mund t’i shkel me këmbë këta njerëz. Ata janë budallenj, ata janë të gatshëm të japin pa marrë asgjë në këmbim, ata nuk negociojnë fort siç bëj unë.” Unë mendoj se kjo i dha forcë atij që të hynte në Ukrainë.

Në Gjeorgji në fillim.

Po, në Gjeorgji në fillim. Gjeorgjia ishte një kufi i vogël. Ukraina ishte arritja e vërtetë. Dhe ai e goditi atë shumë fort. Ukrainasit iu kundërpërgjigjëën. Ata e kufizuan atë në vetëm 1/3 e territorit të tyre. Ose në ¼. Por situata është akoma shumë e tensionuar. Unë u takova me presidentin e Ukrainës 5-6 muaj më parë dhe ai kishte foto të njerëzve që vriteshin çdo ditë në zënka të vogla.

Kjo e Ukrainës është një histori e tmerrshme por le të kthehemi pak pas në kohë, në takimet midis Bushit dhe Gorbaçovit apo edhe Reganit dhe Gorbaçovit. Më shumë duhet të ketë qënë në raportet Bush -  Gorbaçov në ’89 - ’90. Putini dhe rusët thonë se pati një "marrëveshje zotërinjsh" mes tyre e cila konstatonte se NATO-ja dhe Bashkimi Evropian do qëndronin larg kufirit rus pas prishjes së Bashkimit Sovjetik dhe tërheqjes së trupave sovjetike nga Europa Lindore. Por me politikat e reja NATO-ja shkoi në kufirin rus. Me Ukrainën, republikat Baltike dhe vende të tjera. Ishte ky një dhunim i marrëveshjes nga ana e Shteteve të Bashkuara?

Nuk e di. Ky nuk ka qenë kurrë një traktat.

Jo, nuk ishte. Ishte marrëveshje mirëbesimi thonë ata.

Njësoj si me Iranin që nuk kemi një traktat. Gjë e cila i mundëson presidentit Trump dhe Pompeit i cili do që të bëhet Sekretar i Shtetit dhe me shumë mundësi këshilltarit tonë të ri të sigurisë, Xhon Boltonit që ta hedhin poshtë. Nuk ishte kurrë një marrëveshje formale dhe unë nuk e di me saktësi për çfarë u ra dakord por është e vështirë për t’u besuar që ne do të  hiqnim dorë nga mundësia për t’i pasur ato vende në NATO kur ato në fakt dëshpërimisht donin t’i bashkoheshin NATO-s. Ukraina nuk është akoma një vend i NATO-s. Një pjesë e tensionit është fakti që ata duan të jenë. Të paktën pjesa lindore e Ukrainës do kështu. Dhe Rusia do që ta ndalojë këtë. As Gjeorgjia nuk është pjesë e NATO-s, por Polonia po, Republika Çeke po ashtu, edhe Hungaria. Këta janë të gjithë vende që u pushtuan nga Rusia në ’46. Janë vende që kanë një histori në mendje. Unë isha në Poloni me presidentin qershorin e kaluar. Dhe është në bindjen e polakëve që Rusia do i sulmojë përsëri. Madje ata më pyetën për këtë. Unë nuk mendoj se do e bëjnë. Një sulm ndaj Polonisë do të niste një luftë botërore. Do e kishin të gjithë Evropën kundër. Po ashtu edhe Shtetet e Bashkuara. Ata nuk e duan këtë. Unë mendoj se ata duan vetëm të ngacmojnë. Estonia ka disa probleme në veri. Mendoj se vendi juaj është në formë të mirë sepse nuk ka ndikim rus këtu.

Vendi ynë nuk ka të bëjë fare me Rusinë.

Kjo është ajo çka dua të them. Ne lidhje me rezistencën ndaj Rusisë.

Por ne kemi problemin e Kosovës ku influenca e Rusisë nëpërmjet Serbisë është akoma një problem.

Po. Mendoj se ky është problem. Por besoj gjithashtu se rusët po kërkojnë më shumë në veri. Më shumë si në Estoni. Ndoshta jo dhe aq në Letoni, ata janë pak më perëndimorë tani. Estonia ka një popullatë të madhe ruse.

Diku te 40% e popullatës së saj besoj. Por unë kam një tjetër pyetje. Është Rusia aq e fuqishme sa mendon Evropa?

Jo, jo. Rusia është një fuqi po aq false sa ishte gjatë kohës së Bashkimit Sovjetik. Ne i mbivlerësojmë ata. Mendoj se është mirë ta mbivlerësosh armikun. Më mirë sesa ta nënvlerësosh atë. Por ndonjëherë kur e bën këtë mund të bësh ndonjë gabim. Unë mendoj se ata janë një vend i fortë por nuk janë asgjë në krahasim me Kinën. Kina është një vend i fortë. Një vend më i pasur. Ndërsa ne jemi 2 apo 3 herë më të fuqishëm ekonomikisht se Kina dhe gati 8 herë më të fuqishëm ushtarakisht.

Po. Dhe problemi i dytë është modeli që presidenti Putin po krijon për të gjithë botën. Një lider autoritar i cili qëndron në pushtet për sa kohë të dojë. që shpërfill zgjedhjet, demokracinë, gjithçka. Ai ka krijuar një model edhe për liderët e vegjël autoritarë në gjithë botën. Si do e luftojë Evropa apo demokracia këtë lloj modeli?

Mendoj se në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Evropë, duke përfshirë këtu edhe Evropën Lindore dhe Ballkanin demokracia është aq fort e rrënjosur sa që diçka e tillë nuk do të ndodhë këtu. Dhe me këtu dua të them edhe në Shqipëri.

Po, por mund të shohim se në Francë dhe në Itali ka parti apo grupe politike që mbështesin Putinin ose kanë lidhje direkte me të. Dhe ata po fitojnë gjithmonë e më shumë pushtet.

Po, por këto janë të polarizuara. Edhe e djathta po bën më mirë se më parë. Duke përfshirë Italinë dhe veçanërisht në Francë.

Po, Veçanërisht në Francë me Frontin Nacional, e djathta ekstreme!

Mua nuk më pëlqen kjo sepse do përfundojmë në një ekstrem apo një tjetër por them se nëse do duhet të kishim një ekstrem, atëherë do të duhej të ishte një ekstrem anti-Putin.

A është demokracia në një moment delikat tani?

Në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara? Jo. Kur ke parti dhe ndarje politike, këto nuk janë gjëra të këndshme. Por kjo është pjesë e demokracisë. Nëse njerëzit janë të kënaqur duke luftuar me njëri-tjetrin si në Evropë apo në Amerikë, atëherë kjo është një demokraci. Askush nuk lufton në Rusi dhe kur e bëjnë helmohen në mënyrë misterioze.

 Po, kjo është e vërtetë. Sipas mendimit tuaj Z.Giuliani, cili është ndikimi i presidentit Putin dhe ai rus në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara?

Mendoj se përpjekja për të ndikuar, them përpjekja sepse nuk mendoj se ia arritën qëllimit. Të gjithë supozojnë se e bënë. Nuk i kam parë provat akoma por them se kur prokurorët të mbarojnë punë me to do i shohim. Por le të supozojmë se ajo që të gjithë besojnë është e vërtetë dhe që ata u përpoqën të ndikojnë në votime siç mendoj edhe unë. Nuk mendoj se patën sukses në këtë që do të thotë të ndryshonin numrat.

Ajo është e pamundur. Po.

Mendoj se në disa vende ata mund ta bëjnë këtë. Por jo në Shtetet e Bashkuara. Problemi i nivelit të dytë i cili është gjithashtu problem është keqinformimi, informimi fals dhe në shumë raste, informacioni i vërtetë. Në këtë rast vetëm informacioni i dëmshëm i vërtetë rreth kandidates Klinton.

Por ka një hetim në Shtetet e Bashkuara rreth kësaj influence.

Saktë. Dhe pyetja është, a bashkëpunoi njeri? Fjala ligjore është konspiroin. Dhe pyetja e dytë, a kreu ndonjëri ndonjë krim? Sepse krimi ishte te pirateria kompjuterike. Teorikisht vjedhja e informacionit nga Komiteti Kombëtar Demokrat nga Hilari Klinton. Një pjesë ia la një force të tretë. Nuk është krim që ata ta publikojnë atë. Në fakt, në Amerikë, është gati një detyrim që ta publikosh atë sipas amendamentit të parë. Liria e fjalës. Pra unë mendoj se ata njerëz nuk do ishin përgjegjës nga ana ligjore. Por jo në rast se ata kanë paguar para për këtë, as edhe nëse ata kanë pjesë në pirateri. Duhet të shohim çfarë do të zbulohet. Është shumë teknike dhe shumë e vështirë. Jam shumë i bindur se presidenti Trump nuk është i përfshirë në këtë sepse unë e kalova pjesën më të madhe të fushatës me të.

Ka pasur ai ndonjë lidhje me Putinin më përpara?

Jo.

Kurrë?

Sigurisht që jo. Do ishte shumë të them që ata janë takuar dy herë.

Por gjatë fushatës ai nuk e sulmoi kurrë Putinin. Madje tha se ne duhet të biem dakord me Putinin.

Mendoj se ai duhet të kalonte të njëjtën situatë si ajo që kaluan Bushi dhe Obama me Putinin. Të kujtohet kur Bushi tha, “Në sytë e tij pashë shikimin e një njeriu të ndershëm”? Dhe Obama u përpoq ta niste nga fillimi marrëdhënien me të. Unë mendoj se ai pa që një Amerikë e fortë mund të ndihmonte. Mendoj se kuptoi edhe shumë shpejt se kush nuk mundej.

E vërtetë. Por a ishte presidenti Trump, para se të bëhej president, i tërhequr nga Putini? Si një personalitet? pra a e admironte atë?

Nuk do thoja i tërhequr, do thoja që ai pa se Putini kishte një personalitet të fortë. Atë që një lider duhet të ketë. Mendoj se ai gjithmonë e kishte kuptuar që Putini ishte një njeri i keq. Por ai mendoi, “Ky është dikush me të cilin duhet të përballemi.” Ne duhet të përballemi me të, por ndoshta jo në mënyrën në të cilën menduam në fillim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat