Deputeti i PS: FMN ka të drejtë për PPP, duhet të reflektohet...

Shqipëria

Deputeti i PS: FMN ka të drejtë për PPP, duhet të reflektohet...

Më: 21 mars 2018 Në ora: 23:49
Edi Rama

Deputeti socialist, Ervin Bushati, i ka cilësuar të drejta vërejtjet dhe kritikat e FMN lidhur me Partneritetin Publik Privat.

I ftuar në emisionin Kolaudim në In Tv, Bushati tha se FMN-ja ka të drejtë sepse “PPP-të” kanë sjellë problematika edhe në vendet e tjera të botës.

“Kemi shprehur rezervat tona sesa larg dhe sa shpejt, sa thellë, sa gjerë mund të shkojnë këto koncesione patjetër që duhet marrë parasysh, nuk flet kot as FMN-ja as banka botërore nuk është se janë armiq apo na duan të keqen. Patjetër që duhet parë diçka që të gjendet zgjedhja më e mirë”, u shpreh deputeti Bushati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat