Rrezikoj të mbytej në lumin Kir, flet 60-vjeçari: Fëmijët ishin në ujë prej orës tre, ishte rrezik i madh

Shqipëria

Rrezikoj të mbytej në lumin Kir, flet 60-vjeçari: Fëmijët ishin në ujë prej orës tre, ishte rrezik i madh

Më: 22 mars 2018 Në ora: 09:36
Foto nga vendi i ngjarjes

Fran Vatgjoka, ishte personi i parë që u fut me not në lumin Kir për tu shkuar në ndihmë dy fëmijëve që kishin mbetur të bllokuar poshtë Urës së Bardhajve prej orës 15:00 të ditës së djeshme, 21 mars 2018.

Nga spitali ku po merr trajtim mjekësor bashkë me dy fëmijët pasi forcat e rendit i nxorën nga lumi, 60-vjeçari ka treguar sesi u vu në dijeni për dy fëmijët.

“ Unë isha në shtëpi, më njoftuan në telefon ca njerëz të mi të afërm dhe thanë na kanë mbetur fëmijët në ujë.Arrita të shkoj. U futa me not për të shkuar tek fëmijët. Ishin bllokuar në ujë. Fëmijët kanë mbetur në ujë prej orës 3, unë kam qëndruar dy orë. Ishte rrezik i madh”, deklaroi ai.

Vatgjoka nuk di të thotë sesi të miturit u gjenden në atë situatë, por mendon se më shumë ka qenë një lojë mes tyre që më pas u rrezikoi dhe jetën.

Në fund ai tregon:  Ikin, se kanë problem, kanë qenë dy fëmijë të rinj. U munduam për mirë, na ndihmuan edhe forcat e rendit. Tani jemi mirë, nuk kemi ndonjë problem. Falenderojmë dhe stafin mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat