Shqiptaro-amerikani zëvendës i Donald Lu në Tiranë? Reagon Shtëpia e Bardhë

Shqipëria

Shqiptaro-amerikani zëvendës i Donald Lu në Tiranë? Reagon Shtëpia e Bardhë

Më: 22 mars 2018 Në ora: 12:59
Peter Lumaj,

Administrata e presidentit te SHBA-se, Donald Trump nuk bere komente, as e ka pranuar dhe as e ka mohuar deklaraten e bere pak dite me pare nga shqiptari Peter Lumaj, republikani qe njoftoi se kishte refuzuar oferten e bere nga SHBA per te qene ambasadori amerikan ne Tirane.

“Nuk mund të komentojmë vendimet personale, që mund ose nuk mund të kenë ndodhur,” tha Helen Aguirre Ferre, drejtorja e Shtëpisë së Bardhë për çështjet e mediave.

Lumaj tregoi me entuziazëm interesin e administratës Trump dhe oferten qe i ishte bere teksa ishte ne nje aktivitet para komunitteit republikan të qytetit në West Hartford.

“Më be ofreta. Unë jam verifikuar”- tha Lumaj, duke refuzuar komentin e mëtejshëm, duke thënë se ai nxitonte per nje tjeter aktivitet.

Ai premtoi se do t’u përgjigjet pyetjeve te marten, duke u siguruar që gazetarët të kenë edhe numrin e tij të telefonit celular.

Por Lumaj nuk pranoi te pergjigjej as te marten e as nje dite me pas, duke këmbëngulur që të gjitha pyetjet të dërgoheshin me email. “Thjesht mi nismni me shkrim,” tha ai.

CT Mirror i dërgoi disa pyetje dhe mori kete pergjigje me një mesazh në celular.

“Administrata Trump kontaktoi me mua pas zgjedhjeve të 2016, për të parë nëse isha i interesuar për pozicionin dhe unë i refuzova. Procesi ishte një veting në vetvete. Nuk iu nënshtrova procedurave zyrtare, sepse nuk kisha asnjë interes për ta pranuar postin” shkruante Lumaj.

CT Mirror e përshkruan Donald Lu një diplomat karriere që njeh 7 gjuhë dhe që është i diplomuar në marrëdhënie ndërkombëtare. Duke komentuar Lumajn shkruan se ka një diplomë në juridik që e lejon të marrë pjesë në gjyqet e emigrantëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat