Rama në Stamboll, çfarë do të diskutojë me Erdogan në Tarabya Palace...

Shqipëria

Rama në Stamboll, çfarë do të diskutojë me Erdogan në Tarabya Palace...

Më: 22 mars 2018 Në ora: 18:54
Kryeministri Edi Rama me Presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan

Kryeministri Edi Rama do të takohet sot në orën 19:00 me Presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan. Takimi do të zhvillohet në Tarabya Palace në Stamboll.

Takimi zhvillohet vetëm pak ditë pasi qeveria shqiptare ka miratuar vendimet lidhur me ndërtimin e aeroportit të Vlorës, i cili do të realizohet përmes investimeve turke.

Takimi në fjalë vjen në një kohë kur Shqipëria dhe Greqia pritet të nisin negociatat lidhur me përcaktimin e kufirit detar, ndërsa Presidenti Ilir Meta i ka dhënë autorizimin ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati për plotfuqishmërinë e grupit negociator.

Ndoshta këto do të jenë ndër çështjet kryesore që Rama do të diskutojë me Erdogan, i cili mësohet se ka premtuar se do të jetë pjesëmarrës në inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë në Tiranë.

Para takimit me Edi Ramën, referuar agjendës së bërë publike në mediat turke, Presidenti Erdogan ka pasur një takim me kryeministrin turk Binali Yildirim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat