Droga nga Shqipëria, mediat turke: Kapet “Escobari shqiptar”, lidhjet e tij me politikën

Shqipëria

Droga nga Shqipëria, mediat turke: Kapet “Escobari shqiptar”, lidhjet e tij me politikën

Më: 22 mars 2018 Në ora: 19:09
ilustrim

Prangosen 11 trafikantë shqiptarë droge në Turqi. Policia sekuestron 1.1 ton kanabis me vlerë 5.2 milion euro.
Sipas mediave turke, droga sapo ishte futur në Turqi, pasi kishte kaluar përmes rrugëve detare nga Shqipëria.

Mediat turke shkruajnë se mes të arrestuarve është edhe Met Kanani, i cili konsiderohet si një prej baronëve më të mëdhenj të drogës. Ai u arrestua teksa mbikëqyrte ardhjen e ngarkesës përmes detit në brigjet pranë Bodrumit.

2400929

Nga hetimet e nisura 6 muaj më parë rezulton se grupi i trafikantëve shqiptarë përdorte brigje për të shkarkuar drogën që e transportonte me Jahte.

Media turke “Haberturk” e ka cilësuar Met Kananin “Escobar-i shqiptar” për sasitë e mëdha të drogës të lëvizura si dhe për për lidhjet e tij me politikanë shqiptarë.

Operacioni u krye në bazë të informacioneve të ardhura nga pala shqiptare. Grupi shqiptar kishte një rol kyç të trafikimit të drogave të llojeve të ndryshme nga vendet e Lindjes së Mesme drejt Europës përmes Turqisë dhe Shqipërisë.

resize_20180322_2_29387098_3193444820180322_2_29387098_3193445320180322_2_29387098_31934450content_arnavut-met-kanani-ve-cetesine-buyuk-darbe-tam-1-ton-100-kilo-video_XR060g88b66Hdr7
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat