Kryemadhi: Edi Rama do të jetë një diktator i paprekshëm, por kështjella e tij do shembet

Shqipëria

Kryemadhi: Edi Rama do të jetë një diktator i paprekshëm, por kështjella e tij do shembet

Më: 22 mars 2018 Në ora: 21:45
Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, është shprehur se çizmja e hedhur kundrejt kryeministrit Edi Rama në Kuvendin e Shqipërisë, ishte një simbol i rezistencës kundër perandorisë së drogës të ngritur nga ai.

Në emisionin ‘Opinion’, Kryemadhi deklaroi se hedhja e çizmes nuk ka të bëjë fare për sa i përket raporteve personale me Ramën, por ka të bëjë me simbolikën e hedhjes së çizmes ndaj asaj diktature që po instalon Edi Rama, për të krijuar bindjen se është i paprekshëm dhe do të bëhet pikërisht ashtu siç thotë ai.

Ajo theksoi se kjo kala rëre e ngritur nga ai, do të shembet, pasi e ka ndërtuar me themele shumë të dobëta për shkak të asaj dhe pikërisht për shkak të asaj perandorie droge që ka ngritur.

“Rama po kërkon të ndërtojë simbolikën e personit që ka në dorë fatin e të gjithëve dhe kjo është në të vërtetë një kala rërë që shumë shpejt do të shembet për shkak të gabimeve të tij, sepse ka ndërtuar themele shumë të dobëta të asaj perandorie kriminale që po ndërton”- tha Kryemadhi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat