Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi e ftuar këtë të enjte në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu u shpreh se nëse do Lëvizja Socialiste për Integrim mund t’i marrë Edi Ramës 7 apo 8 deputet.
Baza e PS është e zhgënjyer dhe gjendja në terrenin e saj është në panik, tha Kryemadhi.
“Po t’ja thotë truri LSI i kap nja 7- 8 deputete Edi Ramës. Po të na dojë truri ne i kapim nja 7apo 8 deputetë dhe janë gati aman thonë ta rrëzojmë. Vetë deputetët ndjenjë asfiksim dhe të frustruar, terrorizuar nga PS”. u shpreh kryetarja e LSI.
I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, se pse Rama vendosi kufjet në parlament, javën e kaluar. Kryemadhi u shpreh se do i plaste zemra po të dëgjonte atë.
“Do i plastë zemra po të më dëgjonte mua”.
Marrëdhënia e Monika Kryemadhit me Ramën:
Blendi Fevziu: Çfarë marrëdhënie keni me Edi Ramën. Kur e keni njohur?
Monika Kryemadhi Që kur ishte kryetar Bashkie. dhe ishte një anarshist që vinte në jetën politike shqiptare. Ai solli një lloj anarshizmi që e kishte të nevojshme opinion dhe shoqëria. Grindi, ngjyrat, një Shqipëri e varfër, e kishte të nevojshme përfaqësimin e tij. Ai është shumë i mirë për të kombinuar ngjyrat, por ndonjëherë të lodh.
Rama ka veti të mira, përsa i përket arti dhe si menaxher. Si kryetar bashkie ka qenë shumë i mirë. Ilir Meta i dha shansin e mirë për Parkun Rinia që ai të merrte një trofe.