Të dënuar për mashtrim dhe drogë, ekstradohen drejt Shqipëria

Shqipëria

Të dënuar për mashtrim dhe drogë, ekstradohen drejt Shqipëria

Më: 22 mars 2018 Në ora: 22:32
Foto ilustrim

Dy shtetas të dënuar njëri për "Mashtrim" dhe tjetri për "Trafikim të lëndëve narkotike" janë ekstraduar drejt vendit tonë. Ata janë Shefki Lusha dhe Vasil Dervishanji.

Policia njofton se: Nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Frankfurti/Gjermani drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar:

Shefki Lusha, 49 vjeç,  lindur në Dibër.

Shtetasi Shefki Lusha ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi me vendimin penal nr. 3969, datë 16.11.2015, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet burg për veprën penale të “Mashtrimit” parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.

Shtetasi Shefki LUSHA ka mashtruar shtetasit D.R, Q.B., A.R, dhe S.E., duke u marrë shuma të konsiderueshme parash, me premtimin se do tua kthente, por pasi u ka marrë lekët këtyre shtetasve është larguar jashtë vendit.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Wiesbaden, u bë i mundur arrestimi i tij në Gjermani, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

Gjithashtu po nga Interpol Tirana  u krye ekstradimi nga Athina/Greqi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar:

- Vasil Dervishanji, 45 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Greqi.

Në  datë 01.12.2013, në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë në dalje nga R.SH gjatë kontrollit në makinën tip Mitsubishi të drejtuar nga shtetasi Vasil Dervishanji, u sekuestrua 19 kilogramë lëndë narkotike e llojit mariuanë.

Shtetasi Vasil Dervishanji është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana më datë 26.12.2014, pasi Gjykata për Krimet e Rënda, Tiranë me vendimin nr. 79 datë 22.06.2012, e ka dënuar me 8 vjet burg për veprën veprën penale "Trafik të lëndëve narkotike", parashikuar nga neni 283/a/1 e 22  i Kodit Penal.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina/Greqi, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat