“Mund ta rrëzoj në çdo moment Edi Ramën”, Balla reagon për Kryemadhin, ja përgjigja e saj live

Shqipëria

“Mund ta rrëzoj në çdo moment Edi Ramën”, Balla reagon për Kryemadhin, ja përgjigja e saj live

Më: 22 mars 2018 Në ora: 23:29
Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së fortë të kryetares së LSI Monika Kryemadhi në emsionin “Opinion”, ku tha se LSI mund ta rrëzojë në çdo moment Edi Ramën, por nuk e bën këtë gjë për shkak të hapjes së negociatave.

“Monika do rrezoje Edi Ramen me deputetet e PS?
Uroj sinqerisht qe LSI parlamentare te mos e kete mandatin si rrugen Tirane-Elbasan, nje shembje andej, nje renie ketej, e nje keputje aty e nje shkeputje ketu”, shkruan Balla në FB.

balla

Reagimin e Ballës, Fevziu ia lexoi live në emision Kryemadhit dhe ajo dha këtë përgjigje:

Jam shumë e lumtur se kjo tregon se ai na paska ndjekur gjithë emisionin, kjo është fitore e debatit tonë. Se kushedi sa mesazhe do i çojë ai tani Edi Ramës, do i thotë “e çmendura tha kështu, e tha kështu”, ai do e lejë gjithë natën pa gjumë atë, kështuqë jam e lumutur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat