Kryemadhi shuan dyshimet: S'ka flirt mes LSI dhe PS

Shqipëria

Kryemadhi shuan dyshimet: S'ka flirt mes LSI dhe PS

Më: 23 mars 2018 Në ora: 00:14
Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, është shprehur se kryeministrit Edi Rama nuk i duhet dhënë më shansi për të drejtuar këtë vend.

Kryemadhi deklaroi në studion e emisionit ‘Opinion’, se Rama është një nga politikanët më jetëgjatë në politikë dhe një mundësi tjetër nuk mund t’i jepet.

Ajo tha se nuk ekziston asnjë flirt mes LSI-së dhe PS-së, pasi nuk mund të ketë bashkëpunim me një forcë politike që përfaqëson interesat e grupeve kriminale dhe të trafikut të drogës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat