Ish kryetari dhe një prej themeluesve të Partisë Demokratike, Eduard Selami reagon më në fund për zhvillimet në PD.
Përmes një statusi në faqen e tij në tëitter, Selami akuzon Bashën si shkatërrimtar të partisë, ndërkohë që sipas tij as Berisha është zgjidhje.
“Basha eshte i deshtuar, Berisha nuk eshte zgjidhja, PD duhet reformuar mbi vlera demokratike”, shkruan Selami.
Ish deputeti i kësaj partie nuk kishte folur që prej shtatorit të vitit të kaluar, pasi Basha e la jashtë listave të kandidatëve.
“Pavarësisht se kishte mangësi e manipulime dhe pavarësisht se Basha nuk është prononcuar ende për këtë fakt për turpin e tij, unë prapë i uroj suksese dhe shpresoj që PD të fitojë zgjedhjet e radhës. Unë i qëndroj asaj që nuk bojkotohet partia. Kritikët nuk i shërbyen as vetes dhe as Partisë Demokratike. Kam thënë që fushata ishte e pabarabartë dhe e padrejtë, por unë sërish e njoh legjitimitetin e zotit Basha sepse mendoj se është në të mirë të forcës sime politike”, – u shpreh Selami në emisionin “Top Story” në muajin shtator.