Klithma dhe lotë! Momenti kur familjarët marrin lajmin për vdekjen e grabitësit 20 vjeçar

Shqipëria

Klithma dhe lotë! Momenti kur familjarët marrin lajmin për vdekjen e grabitësit 20 vjeçar

Më: 23 mars 2018 Në ora: 14:57
Xhuljano Sollaku-

Xhuljano Sollaku-20 vjeç, i cili u vra gjatë përplasjes me armë me policinë, pasi bashkë me tre shokët e tij sulmuan një shtëpi në Fier për ta grabitur, është nga Labinoti i Elbasanit.

ABC News shkoi në shtëpinë e tij dhe gjeti familjarë të tronditur. Sa kishin marrë lajmin se i vrari në Fier ishte njeriu i tyre gratë nisën të vajtonin. Siç shikoni dhe nga pamjet, njërës nga gratë e shtëpisë i bie të fikët në rrugë.

Ata nuk dinin asgjë se ku ndodhej 20-vjecari dhe kjo ngjarje ishte tronditje.

Xhuljan Sollaku, 20-vjeç është një prej grabitësve, i cili një natë më parë mbeti i vrarë në përplasjen me armë zjarri me policinë. Ai është fëmija i dytë i Dhimitër dhe Tefta Sollaku nga Katund i Ri, Elbasan. 20-vjeçari ishte personi i cili qëlloi me dy pistoleta në drejtim të bluve të Fierit.

Sollaku, sëbashku me 3 persona të tjerë të gjithë të maskuar e të armatosur, tentuan që të grabisnin banesën e Minella Muçi, në lagjen “29 Nëntori” të Fierit. Por ata u përballën me efektivët e policisë, të cilët me t’u njoftuar nga 68-vjeçari Muçi shkuan në vendngjarje. Autorët hapën zjarr dhe policia iu kundërpërgjigj.

Për pasojë mbeti i vrarë 20-vjeçari Sollaku dhe u plagos grabitësi tjetër, 33-vjeçari Arben Muça. Ky i fundit ndodhet në spital. Ndërsa dy grabitësit e tjerë mundën të largoheshin dhe puna për kapjen e tyre vijon.

Dyshohet që edhe dy autorët e tjerë, tashmë të shpallur në kërkim, të jenë nga fshatrat e Elbasanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat