PS, Manja: Basha të hetohet për fshehje të ardhurash e falsifikim dokumentesh

Shqipëria

PS, Manja: Basha të hetohet për fshehje të ardhurash e falsifikim dokumentesh

Më: 23 mars 2018 Në ora: 15:04

Sekretari i Asamblesë Kombëtare të PS-së Ulsi Manja kërkon sërish në emër të socialistëve hetim të kryetarit të PD-së Lulzim Basha për një sërë veprash penale.

“Lulëzim Basha duhet të hetohet për veprat penale të fshehjes së të ardhurave e të falsifikimit të dokumenteve zyrtare; për korrupsionin aktiv të nëpunësve të huaj publikë dhe pastrimin e produkteve të veprës penale, siç parashikohet nga neni 287, paragrafi i tretë i Kodit Penal”, tha Manja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat