Kushtetuesja në ngërç, PD dhe PS nuk komentojnë situatën e krijuar

Shqipëria

Kushtetuesja në ngërç, PD dhe PS nuk komentojnë situatën e krijuar

Më: 23 mars 2018 Në ora: 17:48
Pamje nga takimi

Ngërçi i krijuar në Gjykatën Kushtetuese, sidomos edhe pas vendimit të  Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të shkarkuar nga detyra gjyqtarin, Fatos Lulo, ka shqetësuar politikën, edhe pse e shmangin prononcimet publike ëpr çështje.

Çuçi: Ne jemi për reformën zgjedhore

Debati qëndron nëqoftëse  Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duhet të marrë vendim për  të plotësuar vendet vakante në këtë institucion, por dhe fakti nëqoftëse anëtarët e rinj duhet të zgjidhe pa u vettuar, për ta lënë këtë proces në një moment të dytë.

Ndër radhët e politikës,  i vetmi që foli për Gjykatën Kushtetuese ishte nëkryetari i Lëvizjes Socialsite për Integrim Luan Rama,  i cili tha se nuk është vetëm ky institucion në krizë funksionimi, por sipas tij i gjithë sistemi.

Luan Rama: Ajo çfarë po ndodh me Gjykatën Kushtetuese është skandaloze ashtu sic është gjendja skandaloze edhe në Gjykatën e Lartë. Në fund të fundit ky është produkti i mungesës së vizionit që në projeksionin e reformës në drëjtësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat