Ish-ministri i Mbrojtjes pëson ishemi cerebrale. Ja gjendja e tij shëndetësore…

Shqipëria

Ish-ministri i Mbrojtjes pëson ishemi cerebrale. Ja gjendja e tij shëndetësore…

Më: 23 mars 2018 Në ora: 18:23
Luan Hajdaraga

Ish-ministri i Mbrojtjes në qeveritë socialiste, Luan Hajdaraga, ka pësuar një ishemi cerebrale. Nga raportimet e para mësohet se gjendjea e tij shëndetësore është rënduar teksa po kalonte në pikën e kalimit kufitar Qafë Thanë.

Mësohet se ndihmën e parë mjekësore, Hajdaraga e ka marrë në Prrenjas dhe më pas është transportuar drejt QSUT-së me një helikopter.

Aktualisht, Hajdaraga  është në pavionin e Neurologjisë,  ku dhe po merr shërbimet e nevojshme për stabilizimin e parametrave jetësor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat