Pësoi goditje në tru, Luan Hajdaraga vazhdon të jetë në gjendje të rëndë

Shqipëria

Pësoi goditje në tru, Luan Hajdaraga vazhdon të jetë në gjendje të rëndë

Më: 23 mars 2018 Në ora: 18:59
Luan Hajdaraga

Luan Hajdaraga, ish-ministër i mbrojtjes dhe ish-deputet e nënkryetar i Partisë Socialiste për shumë vite, ka pësuar sot në mëngjes një hemoragji masive në tru, teksa kthehej nga Struga ku kishte vajtur për të dhënë mësim në universitetin e atij qyteti.

Fatmirësisht në momentin e goditjes nga hemoragjia është ndodhur në doganën e Qafë-Thanës ku edhe i është mundësuar dhënia e ndihmës së parë, për tu transportuar me pas për në reanimacionin e neurologjisë në QSUT, ku po mbahet nën monitorimin e mjekëve.

Burime nga klinika e neurologjisë bëjnë me dije se gjendja e tij vazhdon të jetë e rëndë dhe se do të priten të kalojnë 48 ore për të përcaktuar hapat e mëtejshëm.

Po të njëjtat burime bëjnë me dije se sapo ka mbërritur ne QSUT, kanë shkuar për tu gjendur pranë tij eksponentë te jetës politike ne vend, nder të cilët edhe zëvendëskryetari i LSI-se Luan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat