"Jo drogës në shkolla", të rinjtë e LRI-së protestë para Ministrisë së Arsimit

Shqipëria

"Jo drogës në shkolla", të rinjtë e LRI-së protestë para Ministrisë së Arsimit

Më: 23 mars 2018 Në ora: 19:22
Pamje nga protesta

LRI organizoi përpara Ministrisë së Arsimit një protestë kundër përhapjes së drograve në shkolla. Qindra protestues mbanin banderola në të cilat thuhej: “Duam Libra, Jo Drogë.

Gjatë fjalës së saj në këtë protestë, Kryetarja e LRI Floida Kërpaçi tha se kërkojnë nga Ministria e Arsimit me gjithë mekanizmat e saj të ndërveprojë që në shkolla të ketë siguri dhe kontrolle. 

"7 muaj kanë kaluar që kur kemi raportuar dhe ngritur shqetësimin për drogat nëpër shkolla. Dhe nga qeveria kemi marrë zero përgjigje dhe zero angazhim. Ka dhënë vetëm neglizhencë për të rinjtë dhe i ka flakur në rrugë. Jo më larg se dy javë më parë kapet një i ri me droga të forta. A është kjo normale? A kemi siguri? Nuk ka siguri për gjimnazistët, për familjet tona dhe për të rinjtë. Dhe sot të rinjtë shqiptarë janë pa drejtim. Prandaj jemi sot në këtë protestë për ti thënë kësaj qeveri mos ti shohi të rinjtë si armiqtë e vendit por ti shohi si e ardhmja e Shqipërisë tonë. I bëj thirrje policisë së shteti të marri masa, të bëjë kontrolle sepse nëse nuk reagojmë sot atëherë të gjitha institucionet janë bashkëfajtore për vrasjen e të rinjve shqiptar. Duhet të reagojmë për këtë problematikë nuk mund të lejojmë që droga të shitet nëpër shkolla dhe të rinjtë të jenë të ekspozuar nga droga. Qeveria dhe oligarkët le ta mbajnë drogën dhe të largohen nga Shqipëria. Të rinjtë shqiptar duhet të qëndrojnë në Shqipëri për të ndërtuar të ardhmen e vendit tonë. Është një turp I madh se në vend që të kemi institucione arsimore ku prodhojnë dije, ku japin siguri të rinjve, sot kemi institucione të cilat nuk kontrollohen, ku në shkollat shqiptare, nxënësit dhe familjet e tyre ndihen të ekspozuar sepse fëmijët e tyre janë të ekspozuar nga droga. Ky nuk është arsimi që duam, kjo nuk është qeveria që duam", tha ajo. 

Ndërkohë dhe Nënkryetari i LRI Klevi Pojana u shpreh se: Në shkollat dhe gjimnazet shqiptare sot hashashi është bërë një element i ditës, në korridore, oborret e gjimnazeve sot konsumohet jo vetëm cigare por dhe hashash dhe lëndë të tjera narkotike sepse kjo qeveri nuk mendon për të rinjtë e për qytetarët por vetëm për veten  dhe miqtë oligarkë të saj.

Pyetje

Keni ngritur shqetësim shpërndarjen e drogave në shkolla...

Në  fakt jemi në një situatë alarmante në të gjitha gjimnazet e vendit, droga jo vetëm shpëndahet por futet lehtësisht nëpër ato ambiente. Pas kontaktimeve me shumë gjimnazistë dhe me familjet e tyre të cilët ishin shumë të shqetësuar , ne e kemi ngritur këtë shqetësim jo sot por prej 7 muajsh në Parlament. Unë personalisht, grupi Parlamentar dhe kryetarja e LSI, kemi qenë jashtëzakonisht shumë të ndjeshëm ndaj këtij problemi. Të shpërndash drogë nëpër shkolla është si të vrasësh rininë shqiptare.Dhe ta lejosh atë është si ta bësh me vetëdije të plotë. Prandaj ne e kemi ngritur këtë shqetësim por nuk kemi marrë asnj? reagim nga qeveria. Ka qenë një lloj ngelizhence dhe papërgjegjshmërie totale sepse unë nuk mund ta kuptoj sesi mund të lejohet që të shpërndahet droga në shkolla. Ndërkohë situata u përshkallëzua edhe më shumë para dy javësh kur një gjimnazist u kap me lëndë narkotike dhe më saktë me droga të forta dhe ai i shpërndante në ambientet e shkollës.Besoj një situatë e tillë nuk duhet të na bëjë që të heshti asnjëri prej nesh. Ne si të rinj sot u ngritëm në këtë protestë për të zgjuar qeverinë, se përtej konçensioneve, përtej papërgjegjshmërisë së saj, nëwoftë se nuk reagon sot, ajo po vazhdon ta vrasë rininë shqiptare.  90% e të rinjve po largohen nga Shqipëria sepse këtu nuk ka mundësi punësimi, arsimi, për një të ardhme më të mirë.

Çfarë kërkoni nga Ministria e Arsimit?

Ne kërkojmë nga Ministria e Arsimit me gjithë mekanizmat e saj të ndërveprojë që në shkolla të ketë siguri dhe kontrolle. Që shkolla të jetë një institucion ku prodhohet dije dhe jo të shitet drogë.  Drogën, konçensionet le ti mbajnë pushtetarët dhe të largohen nga Shqipëria. Të rinjtë dhe qytetarët shqiptarë duan të rrinë në Shqipëri, të bejnë jetën e tyre këtu dhe duhet tua sigurojmë këtë gjë.

Do ta vazhdoni angazhimin tuaj?

Angazhimi ynë patjeter që do të vazhdojë sepse nisi që në momentin e parë që u pa si kërcënim,  në gjimnazet dhe shkollat 9-vjeçare të Shqipërisë. Do të vazhdojë dhe do të përshkallëzojë akoma dhe më shumë deri sa të kemi një lloj përgjigje ndaj problemit dhe për të pasur kontroll në gjimnazet dhe shkollat e Shqipërisë. Të rinjtë dhe shqiptarët nuk mund të vazhdojnë kështu sepse sot janë pa drejtim.

Fjala e plotë e Nënkryetarit të LRI-së, Klevi Pojana

Kjo qeveri po vret ëndrrat e të gjithë rinisë shqiptare. Sot të rinjtë shqiptarë po enden në rrugët e Europës, duke u larguar sepse ekonomia është e dobët, sepse nuk ka drejtësi, sepse këtu çdo ditë e më shumë ne po humbasim nga koha jonë, sepse kjo qeveri nuk mendon për të rinjtë e për qytetarët por vetëm për veten  dhe miqtë oligarkë të saj. Të rinjtë shqiptar, gjimnazistët e studentët në vecanti nuk do mundi dot kurrë ti mbylli gojën kjo qeveri. Ndoshta media që është sot këtu mund të demonstrojë se disa nga këta të rinj mund të shoqërohen nga policët siç janë shoqëruar të rinj të tjerë, që sa herë kanë ngritur zërin e tyre janë përballur me presionin shtetëror.  Por kjo kurrë nuk do mundet ti mbyllë rinisë shqiptare gojën për të thënë se sot kjo qeveri nuk i përfaqëson ata. Në shkollat dhe gjimnazet shqiptare sot hashashi është bërë një element i ditës, në banjo, korridore, oborret e gjimnazeve sot konsumohet jo vetëm cigare por dhe hashash dhe lëndë të tjera narkotike. Çfarë po bën qeveria,cfarë po bën ministria, cfarë po bëjnë organet e tjera ligjzbatuese për këtë gjë? A po i sigurojnë të rinjve shqiptar  mirëedukim? Jo asapk, zero!  Rinia shqiptare meriton një të ardhme. Zoti na ka falur vendin më të bukur, dhe gjithçka na duhet për të qenë të suksesshëm e të lumtur. Por kjo qeveri çdo ditë e më shumë po bën të pamundurën të mundur duke i larguar të rinjtë dhe shqiptarët drejt Europës.  Por unë besoj se të gjithë ne së bashku mund të arrijmë diçka, që ti tregojmë kësaj qeveri se ne kurrë nuk do të kthehemi pas në rrugën tonë. Në rrugën për të siguruar një të ardhme këtu në Shqipëri. Kështu që t’ia themi të gjithë njëzëri që ne nuk duam drogë, ne duam dije. Të rinjtë shqiptarë sot po protestojnë me libra nëpër duar sepse duan të thonë diçka. Duan të thonë që ata duan dije dhe jo drogë. Sot në shkollat shqiptare nuk  po ofrojnë dije dhe atë çka të rinjtë duan.Është e turpshme sesi kjo qeveri nuk siguron as gjërat më minimale për të rinjtë dhe të ardhmen e vendi. Sot ne këtu mund të themi me bindjen më të madhe se të edukohesh në Shqipëri kushton më shtrenjt  se të edukohesh në Gjermani dhe në vendet e tjera të Europës. Por standardi është shumë herë më i ulët se në atë familje të madhe europiane ku ne duam të integrohemi. A e mbajnë mend këta qeveritarë sesi votuan kundër iniciativës për libra falas për fëmijët shqiptarë? A ka më turp se kaq? Zonja Ministre ne  e dimë fare mirë që na dëgjoni, nëse keni guxim, zbrisni dhe përballuni këtu me ne, të flasim për problemet dhe të mos themi që duam bursa studimi për në Francë si vajza juaj por duam kushte më të mira të edukimit këtu në Shqipëri, në vendin tonë. Ne do ta lëmë këtë banderolë në hekurat e kësaj ministrie, pvarësisht se e dimë fare mirë se do ta hiqni për çështje minutash por ta shikojnë të gjithë qytetarët, çdo ministre, çdo punonjës që ne rinia shqiptare jemi të vendosur. Duam dije dhe jo drogë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat