Skualifikimi i Lulos/ Dash Shehi: Në Kanada të gjitha shtëpitë bëjnë 480 mijë euro. Kush ka frikë nga reforma dhe një thirrje për Ramën

Shqipëria

Skualifikimi i Lulos/ Dash Shehi: Në Kanada të gjitha shtëpitë bëjnë 480 mijë euro. Kush ka frikë nga reforma dhe një thirrje për Ramën

Më: 24 mars 2018 Në ora: 00:26
Dashamir Shehi

I ftuar në ‘Fax News’ kreu i LZHK-së Dashamir Shehi ka shprehur rezervat e tij për vendimin e parë të vettingut ku u skualifikua gjyqtari Fatos Lulo, anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Shehi tha se nuk është shumë i bindur me ato që u publikuan se paska një shtëpi në Kanada që bën 480 mijë euro, pasi në Kanada shtëpitë nuk kushtojnë më lirë.

Ai tha gjithashtu se kryeministri Rama dhe ministrja e Drejtësisë nuk duhet të flasë për procesin pasi politizimi i tij është vdekje e reformës.

“Duhet të shikojmë letrat si është çështja por besoj se në kët mes ka një dozë të madhe demagogjie, komisioni do duhet të punojë qetësisht, me thënë të drejtën me ato pak letra që shikoj nuk shikoj shumë gjëra, dhe më vjen keq që u them atyre të vettingut këtë,

Paska një shtëpi në Kanada që bën 480 mijë euro, nuk ka shtëpi në Kanada që nuk bën aq, por përtej kësaj do duhet ti gjykojmë me qetësi dhe të vazhdohet proscesi, do duhet të shikohen me qetësi këto çështje.

Do ta ftoja edhe kryeministrin dhe ministren e drejtësisë që të tregojnë qetësi dhe të presin, sipas rregullave, më vjen pak për të qesh se ky ishte nga djemtë më të mirë që ishte atje, nuk di çfarë mund të thuhet për të tjerët, me këtë deklarime po e politizojnë procesin, dhe kjo do të ishte vdekje e reformës. Ky nuk është një proces propagandë. Këtu Shqipëra është e mbushur me vrasës, ne kemi 200 mijë emigrantë në Kanada e Amerikë të gjithë shtëpitë bëjnë sa e këtij.

Unë në kundërshtim me shumë kolegë të mi e kam pranuar këtë reform për tju kthyer besimin qytetarëve. Kam mendur se ne popullit do duhet ti japim ide se nuk trembemi nga reforma. Ka disa kolegë të opozitës që i kanë krijuar idenë sikur kemi frikë nga reforma, në fakt nuk është e vërtetë, ata duhet të kenë frikë nga reforma se kanë 5 vjet që qeverisin dhe grabitin këtë vend. Sot janë ngutur e gjithë Shqipëria se gjertën peshkun e madh”, tha Dash Shehi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat