Basha: Ja kush po e përmbyt Shkodrën, të shpallet menjëherë emergjenca

Shqipëria

Basha: Ja kush po e përmbyt Shkodrën, të shpallet menjëherë emergjenca

Më: 24 mars 2018 Në ora: 11:48
Lulzim Basha

Një ditë pasi vizitoi zonat e përmbytura në bashkinë e Shkodrës dhe në Vaun e Dejës, kreu i opozitës Lulzim Basha përsërit thirrje për shpalljen e gjendjes së emergjencës.

Basha shkruan se përgjegjësi i vetëm i përmbytjeve në këto zona është KESH me shkarkimet në kaskadën e Drinit.

“Të shpallet menjëherë gjendja e emergjencës në Bashkinë e Shkodrës dhe të Vaut të Dejës!

Përgjegjësi për përmbytjen e Shkodrës, është KESH me shkarkimet nga kaskada e Drinit.

Edi Rama t’i japë fund heshtjes fajtore. Mosshpallja e emergjencës është e papërgjegjshme dhe kriminale”, shkruan Basha.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat