Të mbyllen kompanitë që shkaktojnë ndotjen tek ish-Metalurgjiku

Shqipëria

Të mbyllen kompanitë që shkaktojnë ndotjen tek ish-Metalurgjiku

Më: 24 mars 2018 Në ora: 12:21
Ilustrim

Këshilli Bashkiak i Elbasanit vendosi t’i drejtohet me një kërkesë Këshillit të Ministrave për mbylljen e menjëhershme të kompanive që shkaktojnë ndotje në zonën e ish kombinatit Metalurgjik, deri në plotësimin e kushteve.

Vendimi erdhi pasi në raportin përfundimtar grupi i punës i ngritur nga Ministria e Energjetike dhe ajo e Mjedisit është lënë një afat i gjatë kohor për marrjen e masave dhe për më tepër ky grup nuk ka inspektuar të gjitha kompanitë që veprojnë në atë zonë.

Aktualisht një prej kompanive të ferrokromit që vepron në zonën e ish kombinatit metalurgjik nuk përdor pluhurkapëse, ajo është në një proces gjyqësor me Bashkinë e Elbasanit pasi nuk pranon të paguajë taksat elarta të vendosura për ndikimin në mjedis. 

 Por problem mbetet edhe fabrikae re e përpunimit të naftës e cila veç erës së rëndë po shkakton ndotje të tokës me derdhjet e saj. 

Sipas Kryetarit të Bashkisë Z. Sejdini, çdo investitor është i mirëpritur në Elbasan, por pasi të respektojë të gjitha normat mjedisore të cilat lidhen drejtperdrejt me shëndetin e qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat