Dule: Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi hapa prapa për faj të Ramës

Shqipëria

Dule: Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi hapa prapa për faj të Ramës

Më: 24 mars 2018 Në ora: 12:39
Kryetari i PDBNJ, Dule

Kryetari i PDBNJ-së akuzon Ramën se ka mbajtur peng marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë për 5 vite

"Në këto 5 vitet e fundit janë bërë hapa prapa në marrëdhënie me fqinjin tonë të cilat kanë kosto jo të vogël. Marrëdhëniet midis dy vendeve nuk mund të mbahen peng për një kohë të gjatë, sepse ato janë solide dhe të shtrira në histori dhe  në të tashmen. Rama nuk mund te mbaje peng vendin në marrëdhëniet me Greqinë".

Sa i takon marrëveshjes për detin Dule vlerëson si të drejtë marrëveshjen e vitit 2009, dhe shpreson që negociatat të konkludojnë në një rezultat të drejtë dhe efektiv.

Dule thotë: E drejta ndërkombëtare prevalon mbi të drejtën e vendit përfshirë dhe Kushtetutën."

"Greqia dhe Shqipëria janë të vonuara në arritjen e marreveshjes" - shprehet më tej Dule, i cili sjell në vëmendje edhe apelin e Junker në Tiranë.

Kreu i PBDNJ-së ishte i pranishëm në një aktivitet të organizuar me rastin e festës së Greqisë në qytetin e Korçës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat