“O engjëll që ike në lule të rinisë”, fjalët prekëse të kushërirës së Klajdi Ngjelinës

Shqipëria

“O engjëll që ike në lule të rinisë”, fjalët prekëse të kushërirës së Klajdi Ngjelinës

Më: 24 mars 2018 Në ora: 14:20
Klajdi Ngjelina

Mbrëmjen e djeshme si pasojë e një aksidenti tragjik në Gjirokastër humbi jetën 25-vjeçari Klajdi Ngjelina.

Teksa ngiste një zetor i riu humbi jetën, viktimë mbeti edhe babai i tij, ndërsa u plagos nëna.

Ngjarja ndodhi dje shumë pranë urës së Kardhiqit, në rrugën Gjirokastër-Tepelenë, ndërsa zetori u përplas me një makinë.

Përmes një statusi në faqen e saj të ‘Facebook’-ut kushërira e tij shkruan fjalë prekëse.

“Do na mungosh zemra motrës, do më marrë malli të dëgjoj zërin sa herë vije në lagje e më thërrisje poshtë ballkonit gjithmonë i buzëqeshur, duke me pyetur si të ka vëllai? Ambrit që sa të shihte ty apo makinën tënde me vrap rendte drejt teje e ti e pushtoje në përqafim e puthje. Sa lot kemi derdh për ty sot, sa ka qarë Ambri se e doje e të donte shumë. Ishe kaq i dashur, kaq i mirë, i çiltër, pyes veten pse jeta është kaq e padrejtë? O engjëll që ike në lule të rinisë pa e jetuar dhe shijuar atë. Gjithmonë do mbetesh i paharruar Klajdi Ngjelina” shkruan ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat