“Deputeti i PS-së më ka vjedhur 11 mijë m2 tokë”, Prokuroria nis hetimin

Shqipëria

“Deputeti i PS-së më ka vjedhur 11 mijë m2 tokë”, Prokuroria nis hetimin

Më: 24 mars 2018 Në ora: 15:44
Irini Bua dhe Alket Hyseni

Prokuroria e Krimeve të Rënda thotë në rrugë jo zyrtare se ka nisur hetimet sipas një kallëzimi të dorëzuar më herët pranë organit të akuzës nga Irini Bua për vjedhje prone.

“Prona është vjedhur nga Alket Hyseni, 11 mijë metra. Letrat që keni ju përpara, vërtetojnë vjedhjen ose përvetësimin e pronës nga Alket Hyseni”, deklaroi në “Të paekspozuarit” znj. Irini Bua.

Bëhet me dije se dosja është regjistruar për veprat penale të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe vjedhjes tha një pjestar i grupit të hetimit.

Por nuk ka ende një person konkret nën hetim pasi prokurorët e Krimeve të Rënda kanë urdhëruar mbledhjen e dokumentacionit edhe nga institucionet shtetërore.

Toka për të cilën po zhvillohen hetime ndodhet në Dhërmi dhe i përket familjes Bua. Në emisionin “Të paekspozuarit” u tregua më herët se një i afërm i Irini Bua i ka shitur përmes dokumetacionit të falsifikuar rreth 11 mijë metra katrorë tokë shtetasit Ilia Taka. Por siç rezulton, Taka është arrestuar një vit më parë për falsifikim dhe pastrim parash.

Alket Hyseni është një nga personat e kallqzuar thanë burimet e prokurorisë së Krimeve të Rënda , por dosja nuk është regjistruar ende nën emër të tij, përderisa prokurorët janë në pritje të materialeve shtesë nga institucionet, raporton "tch".

Megjithatë në emisionin “Të paekspozuarit” u tha se deputeti soacilist ka qenë kryetar i Task Forcës së kryeministrit për pronat e paluajtshme, krijuar në 2015 për të evidentuar pronat e tjetërsuara në bregdet.

Kjo task force zbuloi tjetërsimin e tokave të Irini Bua nga shtetasi Ilia Taka, ndërkohë që deputeti dyshohet ta ketë blerë truallin nga personi i arrestuar prej policisë së shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat