Me largimin e Lulos Kushtetuesja në kolaps, apeli i kryetarit Bashkim Dedja

Shqipëria

Me largimin e Lulos Kushtetuesja në kolaps, apeli i kryetarit Bashkim Dedja

Më: 24 mars 2018 Në ora: 16:20
Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese tashmë është në kolaps të plotë pas shkarkimit të gjyqtarit Fatos Lulo, i cili ishte i pari që u ‘dogj’ nga Vettingu.

Kjo pasi me largimin e Lulos, anëtarët e Kushtetueses kanë mbetur vetëm pesë, nga nëntë që duhet të jenë.

Për të zhvilluar një seancë gjyqësore nevojitet të paktën kuorumi me gjashtë gjyqtarë, kusht i cili nuk plotësohet tashmë.

Por a ka rënë tashmë Gjykata Kushtetuese?

Ja si përgjigjet kreu i saj Bashkim Dedja i pyetur nga TCH: “Jo , unë nuk mund të them që Gjykata Kushtetuese ka rënë, por mund të them që Gjykata Kushtetuese nuk funksionon më në disa aspekte të saj që janë vendimet e seancës plenare dhe vendimet e mbledhjes së gjyqtarëve”, tha Dedja.

Por mos funksionim në seancë plenare do të thotë se gjyqtarët kushtetues nuk mund të dalin më në seancë për të zhvilluar këto procese sipas këtij kalendari të paralajmëruar. “Tashmë Gjykata Kushtetuese nuk formon më dot kuorumin me gjashtë anëtarë, e vetmja gjë që mund të them është të përshpejtohen procedurat për zëvendësimin e vendeve vakante”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat