Qytetarët marrin në telefon policinë, FNSH ndërhyn menjëherë. Ja personi që u arrestua natën në lokal

Shqipëria

Qytetarët marrin në telefon policinë, FNSH ndërhyn menjëherë. Ja personi që u arrestua natën në lokal

Më: 25 mars 2018 Në ora: 13:50

Lulzim Cekani, 42 vjeç, banues në Elbasan, u arrestua gjatë mbrëmjes të së shtunës nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, të mbështetura nga “Shqiponjat” dhe FNSH-ja, nisur dhe nga telefonatat e ardhura nga qytetarët.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar në ambientet e një lokali, në lagjen “Brigada e XVII Sulmuese”, këtij shtetasi i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me kalibër 9 mm.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë 8 persona.

Ndërkohë kontrollet kanë vijuar dhe nga Policia Rrugore për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, ku gjatë testeve për alkool, 10 drejtuesve te mjeteve, që drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit, u është tërhequr Leja e Drejtimit, për të dale në OASH.

Ndërsa shtetasi Kamber L., 33 vjeç, banues në Elbasan, është arrestuar pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat