Të gjithë kundër Ramës, taksa e Rrugës së Kombit përçan PS-në

Shqipëria

Të gjithë kundër Ramës, taksa e Rrugës së Kombit përçan PS-në

Më: 26 mars 2018 Në ora: 09:03
Edi Rama

Duket se vendimi i Ramës për të vënë një taksë për kalimin në Rrugën e Kombit, përvec qytetarëve dhe opozitës është parë i paarsyeshëm edhe nga vetë përkrahësit e tij.

Ka qenë Deputeti i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu i cili është shprehur se kjo tarifë është shumë e lartë.

“Edhe mua nuk më pëlqen aspak ajo tarifë e kalimit në Rrugën e Kombit, është e lartë!”, - shkruan Ndreu në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook. 

“Por Lulzim Basha me Sali Berishen e ca buburrecë, derivat të tyre, të jua kursejnë shqiptarëve "irritimin" gjoja se po mbrojnë shqiptarët. Janë ata strumullarët e vjedhjes jo pak, por të 230 milion dollarëve. Janë deformuesit e një projekti që besoj e sheh me sy gjithkush që kalon në atë rrugë. Ju ka ardh goja hajdutëve e kërkojnë drejtësi. Me këta lloj njerëzish ky vend prek fundin. Ata që janë shkaku i zullumit, ata bërtasin për pasojën që vetë e kanë prodhuar!”, shkruan deputeti socialist.

Mirëmbajtja e Rrugës së Kombit është dhënë me koncension, dhe kompania që do të vjelë taksën thotë se do të ketë lehtësira për banorët e zonës dhe mjetet që udhëtojnë më shpesh në këtë rrugë. 

Koncensionari thotë se synon të sigurojë mirëmbajtjen e këtij aksi rrugor, por qytetarët shqiptarë dhe ata të Kosovës thonë se tarifa është shumë e lartë"-mbyll ai postimin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat