Kryemadhi: Nuk ndalemi deri në largimin e Edi Ramës

Shqipëria

Kryemadhi: Nuk ndalemi deri në largimin e Edi Ramës

Më: 26 mars 2018 Në ora: 16:53
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi duke folur nga mbledhja e përbashkët mes grupeve parlamentarëe të opozitës u shpreh se do të jenë periodike deri në largimin e Ramës.

"Nga kjo ditë e sotme ashtu siç jemi akorduar me zotin Basha kjo opozitë e bashkuar do të ketë mbledhjet e saj periodike sa i takon aksionit opozitar në parlament, jo vetëm në komisione dhe në përgatitjen e ligjeve por në kthimin e një institucioni politik i cili nuk ka më ndalim deri në largimin përfundimtar të Edi Ramës i cili nuk është gjë tjetër veçse gjeneratori që mban me energji krimin e organizuar dhe trafikun e drogës", tha kryemadhi.

Sipas saj aksioni opozitar është institucionalizuar dhe nuk ka kthim pas deri nw kthimin e normalitetit në vend.

“Ne mendojmë se nuk ka më kthim pas në rrugën tonë e cila nuk do të njohë më pengesa përsa i përket narkoqeverisë së Edi Ramës dhe as falangave të krimit të tij  që kanë zaptuar çdo pjesë  dhe cdo institucion. Ata që menduan se mitingu i 27 janarit  ishte finalja e aksionit opozitar e kanë menduar tërësisht gabim. Ai miting ishte fillimi i një rruge që nuk ka më kthim pas. Aty ka nisur beteja jonë me qeverinë e Edi Ramës, e narkoshtetit. Dhe qeveria e krimit nuk mund të mbajë më peng as shqiptarët, as politikën shqiptare dhe as të ardhmen e brezave të shqiptarëve.

Forca jonë nuk jemi këtu por qytetarët, janë mbi 1 milionë shqiptarë që na votojnë ne së bashku por dhe 1 milionë shqiptarë të cilët duan të kthehen në Shqipëri dhe ti japin dërmën një orë e më përpara Edi Ramës" theksoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat