Vlahutin: Për shtet të së drejtës duhet edhe më shumë përpjeke. Synojmë ngritjen e një task-forcë e BE

Shqipëria

Vlahutin: Për shtet të së drejtës duhet edhe më shumë përpjeke. Synojmë ngritjen e një task-forcë e BE

Më: 26 mars 2018 Në ora: 19:12
Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin në Këshillin Kombëtar të Integrimit

Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin ka qenë e pranishme në Këshillin Kombëtar të Integrimit të mbledhur sot në Tiranë.

Gjatë fjalës së saj Vlahutin tha se po jepen rezultate për shtetin e së drejtës por duhet të bëhen përpjekje të mëtejshme.

Gjithashtu ambasadorja tha se ky komision synon ngritjen e një task-force në BE

“Shteti i së drejtës është piketa kryesore në bazë të së cilës bazohet shteti. Fillohet me monitorimin, ka mendësi të reja, për korrupsionin dhe krimin e organizuar. Tashmë po jepen rezultate për shtetin e së drejtës. Elementet shtesë përfshihen vlerësimin më të hollësishëm dhe misionet më të mira. Sa i përket sigurisë dhe migracionit janë parashikuar nisma specifike për ligjzbatimin.

Do bëhen përpjekje më të mëtejshme për ekspertizën. Po kështu komisioni synon që të ngrihet një task-forcë e BE. Kur bëhet fjalë për zhvillimin socio-ekonomik BE do të fut një skemë të re për fondet në rajon. Do të nxitet dhe mbështetja dhe në arsim,” tha Vlahutin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat