Gjykata e Krimeve të Rënda “heq dorë” nga 30 dosjet e rëndësishme

Shqipëria

Gjykata e Krimeve të Rënda “heq dorë” nga 30 dosjet e rëndësishme

Më: 26 mars 2018 Në ora: 22:22
Ilustrim

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë i cili i jep përkohësisht kompetencat e Gjykatës Speciale Antikorrupsion, Gjykata e Krimeve të Rënda pritet shpallë moskompetencë për 30 dojse të cilat i ka në gjykim.

 Këtë të hënë ishte parashikuar të zhvillohej seanca e radhës për masakrën e ndodhur në Bulevardin Zogu i Parë në Maj të 2015, ku mbeten të vrarë tre persona.

Po sipas vendimit unifikues të Gjykatës së Lartë, vepra e vrasjes për gjakmarrje do të gjykohet nga gjykatat e rretheve dhe dosja i kalon për kompetencë Tiranës. Një tjetër gjyq që pritej të zhvillohej ishte ai ndaj Sadedin Sules i cili në bashkëpunim me Fatjon Karmeshtnën në Prill të 2016 mbyti bashkëshorten e tij në Shkodër . Sipas ligjit kjo dosje do t’i kalojë Gjykatës ku ka ndodhur vepra penale, në këtë rast në Shkodër.

Të gjitha krimet për shkak të marrëdhënieve familjare tashmë do të kalojnë të gjykatat e rretheve. Gjithashtu në gjykatat e rretheve do të kalojë dhe vepra e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Tashmë Krimet e Rënda  do të gjykojnë vetëm çështjet e korrupsionit dhe grupet e strukturuara kriminale. Këtë të hënë Gjykata e Apelit vendosi të prishë vendimet e marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë duke ia deleguar për kompetencë gjykatave të rretheve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat