Vdekja misterioze e shqiptarit në Angli, flet i afërmi: Gruaja dhe 3 fëmijët…

Shqipëria

Vdekja misterioze e shqiptarit në Angli, flet i afërmi: Gruaja dhe 3 fëmijët…

Më: 27 mars 2018 Në ora: 08:45
Ilustrim

Familja e shqiptarit që vdiq në bordin e një anije mallrash në Norfolk jane ende ne ankth e kerkojne te dine me shume rreth ngjarjes, nderkohe qe po luftojne me varferine dhe po presin lajmin për kompensim, raportojne mediat e huaja.

Marinari shqiptar Alfred Ismaili u shpall i vdekur në bordin e Explorer Sky Mare Navigation (SMN) në Alexandra Dock më 1 shkurt.

Pa bashkëshortin e saj apo ndonjë shenjë dëmshpërblimi, bashkëshortja e tij dhe tre fëmijët e vegjël, luftojne me mbijetesen ne Durres. Ata duhet te jetojne me rreth 130 euro në muaj.

Në një intervistë të regjistruar me BBC Radio Norfolk, Ahmet Bajrami, një i afërm i viktimes Ismaili, tha se familja eshet ne mjerim te plote. Ai tha se zonja Ismaili dhe fëmijët po jetojnë me babain e saj në shtëpinë e prindërve të saj.

Kur u pyetën nëse ata ishin kontaktuar nga pronarët e anijes, Bajrami tha se nuk kishin dëgjuar asgjë.

Një zëdhënës nga Sky Mare Navigation Explorer (SMN) tha se Ismaili kishte qenë nën sigurimin e mbrojtjes dhe dëmshpërblimit (P & I), i cili mbulon detyrimet ligjore të një anëtari të anijes ndaj palëve të treta.

Zëdhënësi i SMN shtoi: “Po presim hetimet, kompania nuk mund të paguajnë kompensim përpara se autoritetet të përfundojnë hetimin. Ne jemi ende duke pritur për përfundimin e hetimit në mënyrë që të përjashtojmë çdo skenar tjetër. SMN kanë mbuluar tashmë shpenzimet e varrimit nga llogaria jonë në mënyrë që të mos e ngarkojmë më tej familjen”.

Kontrata e punës së Ismaili thotë se familja duhet të marrë $ 102,308 dhe secili fëmijë i varur 20,462 $ në rast të vdekjes së tij.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat