Krimet e Rënda i kalojnë “Kokainën” Durrësit: Çështja, jo si grup i strukturuar kriminal

Shqipëria

Krimet e Rënda i kalojnë “Kokainën” Durrësit: Çështja, jo si grup i strukturuar kriminal

Më: 27 mars 2018 Në ora: 11:33
Prokuroria

Dosja e sekuestrimit të 613 kg kokainë do ti kalojë për hetim prokurorisë së Durrësit.

Prokuroria e Krimeve të Rënda shpall moskompetencën e hetimit pasi dosja është regjistruar si trafik narkotikësh, dhe jo grup i strukturuar kriminal.

Me ndryshimet në ligj Krimet e Rënda ashtu si kokaina, pritet që edhe 300 dosje të tjera tu kalojnë prokurorive të rretheve.

Në fund të shkurtit u sekuestruan 613 kg kokainë, dhe për këtë është shpallur në kërkim pronari i firmës në emër të së cilës kishte ardhur ngarkesa, ndërsa pas hekurave janë drejtuesi i kamionit dhe menaxheri i firmës, “Arbi Garden”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat